E Diel, 1 Nëntor 2026

"Unë në NATO", nxënësit e kryeqytetit në maratonë sportive

I emërtuar "Unë në NATO", organizohet nën kujdesin e kryeparlamentares Topalli, do mbledhë nxënës të kryqytetit për të garuar së bashku në një vrapim simbolik në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", e deri tek sheshi "Nënë Tereza". 

TIRANË-Afrimi i datës së anëtarësimit të Shqipërisë në NATO ka nxitur Kuvendin e Shqipërisë të organizojë paraditen e së hënës (23 mars) një maratonë sportive me pjesëmarrjen e nxënësve të shkollave 9 vjeçare të Tiranës.
I emërtuar "Unë në NATO", ky aktivitet sportiv i organizuar nën kujdesin personal të kryeparlamentares Jozefina Topalli, do të mbledhë nxënës të kryqytetit për të garuar së bashku në një vrapim simbolik në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", nga ura e Lanës e deri tek sheshi "Nënë Tereza".
Në fillim të muajit prill, në Samitin e NATO-s, që do të mbahet në Strasburg-Kehl, Shqipëria pritet të bëhet anëtare me të drejta të plota e Aleancës së Atlantikur të Veriut.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›