E Diel, 1 Nëntor 2026

Gruaja shqiptare ne foto

Nje konkurs fotografie ve ne fokus gjendjen e gruas ne Shqiperi. Perkujdesja ndaj femijeve racizmi homoseksualiteti kushtet e veshtira sociale dhe ekonomike. Nje lexim anembane vendit


Ne ekspoziten Zeta u prezantuan dje 31 fotografi te zgjedhura per konkursin
Ellas.PhotoArtProject qe Ambasada Spanjolle zhvilloi per Diten Nderkombetare te Gruas. Pakkush mund ta kishte mendjen dje te ekspozita ku nen entuziazmin e festes grate mbushnin baret dhe restorantet ose ishin pjese e shoet politik.


Te ky konkurs moren pjese 150 individe profesioniste dhe amatore. Fituesin ishin dy. Juria me perfaqesues nga Shtepia e Spanjes Ambasada e Spanjes dhe fotografin Armando Babanin vleresoi me cmimin e pare fotografine Nena te Ared Taganit dhe me cmim te dyte Kohe per dashuri nga Olsi Qazimi.


Fotoja fitues paraqet nje grua te bardhe dhe nje femije me ngjyre ulur perdhe. Portreti i gruas mezi shquhet nga tymi i cigares. Po e pi para femijes qe rri ngjitur me nenen dhe ka afer nje kuti nga ku duket nje reklame qe propagandon mbrojtjen e femijeve. Autori Ared Tagani ben ironi me ceshtje si perkujdesja ndaj femijeve dhe nje apel kunder racizmit. Ai tha dje se eshte nje nga ato foto qe do ti shkonte shume per shtat temave te UNICEF-it per mbrojtjen e femijeve.


Fituesi eshte student viti I ne Fakultetin Ekonomik. Fotografia i lindi si pasion dhe me vone iu kthye ne nevoje nje nevoje per te zbrazur emocionet. Gjendjen e gruas shqiptare Aredi e shikon ne kuader te emancipimit. Gruaja po shkollohet me shume dhe kjo i ben qe te jene me te pavarura jo vetem nga ana financiare por edhe nga kushtet e tjera te cilat kufizohet.


Fotografia fituese e vendit te dyte e Olsi Qazimit quhet Kohe per dashuri. Dy vajza te reja kane te njejten prerje flokesh te njejten ngjyre te zeze te dyja mbajne piercing ne hunde dhe te japin pershtypjen se jane binjake. Por nuk eshte keshtu.


Njera prej tyre eshte australiane tjetra shqiptare. Autorin e tyre e ka terhequr kjo lloj deshire e tyre per te qene afer njera-tjetres. Me terhoqi pikerisht ky lloj subjekti dashuria e dy njerezve qe nuk njihen qe jane gjeografikisht ne dy kahe te kundert dhe dy sekse te njejta.


Olsi eshte 28 vjec ka bere 6 muaj kurs ne shkollen Projekt 5.6 dhe pasioni e ka shtyre te perfeksionohet me tej.


Per te komentuar gjendjen e gruas shqiptare ai i referohet librave te shenjte ku thuhet Parajsa eshte nen kembet e Nenes. Ketu ne Shqiperi nuk eshte keshtu. Besoj se realiteti per shumicen e nenave eshte pak i dhimbshem. Vetem nena ime e di si me ka rritur. Besoj edhe nenat e tjera si ajo.


Ne nje ciklin te dyte fotografish te ekspozites plaget e gruas duken me te thella.
Ne fotografine Pa titull te Arian Vyshkes nje grua shet rroba te perdorura perpara shtepise se saj.


Qeset e tregtimit rrine ne nje karroce dore qe transporton llac e tulla rrobat me pak te kushtueshme rrine perdhe mbi nje rrobe te bardhe kurse xhaketat dhe palltot jane varur ne deget e nje peme. Nderkohe gruaja me shami te bardhe ne koke eshte e perqendruar te puna e dores.


Ne moshe te shkuar eshte edhe gruaja ne fotografine e Marseda Petrajt e veshur me nje fund deri te kembet dhe me xhuboks meshkujsh me shami koke i buzeqesh aparatit prezantohet Im shoq quhet Pashk.


Ne disa prej fotove deshmi te kushteve te jetes se grave shqiptare eshte ambienti ku rrojne dhe punojne. Ne te tjera jane portretet e tyre te drobitura.


Gruaja ne foton Pa titull te Albert Cmetes eshte e veshtire ti gjesh moshen. Shpinen ia kerrus nje deng kashte ndersa ajo ecen ne nje terren te veshtire.


Ne fotografine e Zhujeta Cimes ne veshtrim te pare duket portreti i nje bariu qe kullot bagetine ne natyre. Ne ate fytyre te perveluar nga dielli nuk arrin te shquash asgje femerore.


Por Cima te ve ne dyshim me shpjegimin qe i vendos fotografise Jam babai yt jam vellai yt djali yt dhe kam lindur grua Virgjeresha e Betuar Im your father your brother your son and i eas born a eoman Seorn Virgin. shte rasti kur gruaja eshte veshur burre ne zonen e Dukagjinit ne ato familje ku mungojne meshkujt dhe ajo merr rolin e gjinise tjeter.


Ambienti ku jetojne dhe punojne keto gra ka joshur edhe spanjollin Sergio Varas. Ai e ka fokusuar objektivin ne fushat e mbjella me jonxhe ku nje grua me duart e lyera me balte kerruset per te shkulur fidanet.


Duart e nxira dhe me gunga lekura e rene dhe e rrudhur portretet e menduara te lodhur te vrare kane bere per vete autore si Holta Cika Edlira Danaj Ardit Hamzai Alba Canaj Florinda Zonja Sara apaliku. Nena dhe gra te veshura me te zeza te tjera te mallengjyera te vetmuara dhe te lodhura.


Gruaja nga fotoja e Florinda Zonjes pervecse te rrefen per lodhjen e saj duket sikur ka nje veshtrim akuzues. E veshur me nje xhakete dhe pulover burri me floket e leshuar ne fytyren e vrare duket se nuk mundet me te vazhdoje me punen me xhaketen qe pret te hekuroset. Dhe fotografia eshte bere vetem pak dite para se te hapej ekspozita...


Kohe per dashuri fotoja fituese e vendit te dyte

Fotografia e cmimit te dyte Kohe per dashuri eshte realizuar ne veren e vitit 2010-en tek nje hotel. Dy vajza njera nga Melburni dhe tjetra nga Ndroqi kerkojne te duken njesoj. As vete autori Olsi Qazimi nuk ua di emrat. I ka takuar ne nje hotel aty ku punonte vajza shqiptare. Tjetra ishte nje shtegtare qe levizte ne te gjithe boten. Olsin e ka bere per vete deshira e tyre per tu dukur njesoj dhe dashuria per njera-tjetren.


Nena fotoja fituese e vendit te pare

Jane te aferm te autorit te fotografise. Gjate nje feste familjare qe zhvillohet ne Peshkopi e kusherira bashke me te bijen vecohen ne nje dhome gjumi. Nena tymos e bija i rri prane. Nje foto qe erdhi natyrshem per Aredin 18-vjecar qe nuk eshte e kompozuar. Por qe permban mesazhi te fuqishme mbi perkujdesjen dhe racizmin. Tema qe i prekin te rinjte sot. Ka shume prinder te papergjegjshem qe mund te quhen aksidentalisht prinder. Nga ana tjeter ka shume njerez qe nuk mund ta pranojne martesen e nje cifti nderacial thote fituesi i vendit te pare.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›