Gjykata e Krimeve te Renda po gjykon per 16 muaj 21 shtetas te huaj
Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë, kërkoi dënimin me 30 vjet burg për tre të rinjtë rumunë, të arrestuar më 2 shtator në Shqipëri, teksa po tentonin të linin territorin shqiptar me 2 kg hashash të blerë në fshatin Lazarat.
Tre rumunët Claudiu Serban, Julian Craucius dhe Florin Badea, njëherazi përdorues të lëndës narkotike, kanë pranuar krimin duke rrëfyer me detaje për arsyen e ardhjes në Shqipëri dhe vendin ku e kishin blerë mallin... Sipas tyre, në rumani me lekët që kanë blerë 2 kg hashash në Lazarat, blinin vetëm tre cigare, për këtë fakt ata kishin udhëtuar nga Rumania për të blerë vet mallin që do ta konsumonin gjatë pushimeve verore në Greqi...
Por, si këta shtetas të huaj, në Gjykatën e Krimeve të Rënda po gjykohen edhe disa të pandehur për akuzën e trafikut të drogës dhe armëve e municioneve...gjatë vitit 2012 dhe muajve të parë të 2013-s, kjo Gjykatë ka gjykuar dhe po gjykon 21 shtetas të huaj, gjerman, grekë, rumunë, moldavë, suedez, italian, boshnjak, maqedonas dhe kosovarë.
Tashmë nuk mund të thuhet se vetëm shqiptarët arrestohen në vende të ndryshme të Evropës për trafik droge, edhe në burgjet e Shqipërisë tashmë ndodhen edhe shumë të huaj të cilët po vuajnë dënimin e marr për akuza të ndryshme.