Gjykata e Krimeve te Renda, refuzon mjeshtrin e arratisjeve, Pajen
Tirane- Gjykata e Krimeve te Renda ka refuzuar dje gjykimin e shkurtuar per mjeshtrin e arratisjeve, Ilir Pajes. Togat e zeza te kryesuara nga gjyqtari Idiriz Mulkurti, kane argumentuar dje se ne proces do te degjohet e gjithe lista e deshmitareve, te cilet mund te hedhin drite mbi fakte te reja, mbi ngjarjen e 7 marsit ku mbeti i plagosur dhe Paja. Vete Paja ishte i pranishem dje ne gjykate. I cilesuar si mjeshtri i arratisjeve, Paja u vu ne pranga ne 7 mars te vitit te kaluar, pas nje tentative te radhes per t'i shpetuar uniformave blu. Paja akuzohet nga Prokuroria e Krimeve te Renda, per vepren penale te "vrasjes ne rrethane te tjera cilesuese, mbetur ne tentative" dhe "armembajtjes pa leje". Ngjarja per te cilen akuzohet Ilir Paja, ndodhi mesditen e dates 6 mars te ketij viti, prane kryqezimit te Farmacia nr.10 ne Tirane, gjate nje operacioni policor per kapjen e tij. Paja po udhetonte ne nje automjet me ngjyre gri, me targa te huaja kur ka konstatuar se i kishte zene rrugen nje makine policie, e cila kerkonte ndalimin e tij. Ndersa pas tij ndodhej polici Bledi Haxhimali, i cili po e ndiqte me motor. Nderkohe, Paja ka levizur me makine mbrapsht, per t'iu larguar policise duke rrezikuar jeten e Haxhimalit, te cilin e ka goditur. Polici ka rene nga motori disa metra larg duke marre plage te renda. Ne seancen e radhes, gjykata do te degjoje deshmitaret e pare te thirrur nga Prokuroria e Krimeve te Renda, per ngjarjen ku u plagos efektivi i policise. R.C