E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deftesat false, "Filtri" prangos dy drejtore shkollash ne Elbasan e Gramsh

Elbasan- Falsifikimi i dokumenteve shkollore ne bashkepunim, con ne pranga dy ish-drejtore shkollash ne Elbasan dhe Gramsh. Ne kuader te operacionit te koduar "Filtri", zyra e Krimit Ekonomik dhe Financiar ne policine e Elbasanit, ndaloi pasditen e djeshme Bajram Kllogjerin 42-vjec, banues ne lagjen "Sporti" te Gramshit, ish-drejtor i shkolles se mesme Tunje dhe Gezim Skenderin 48-vjec, banues ne lagjen "Qemal Stafa" ne Elbasan, ish-drejtor i shkolles se mesme me te njejtin emer. Ata akuzohen se ne bashkepunim u kane mundesuar personave te ndryshem, perfundimin ne menyre fiktive te arsimit te mesem, duke i pajisur me vertetime dhe deftesa te falsifikuara. Hetimi kishte nisur gjate vitit 2008, per veprat penale te shperdorimit te detyres dhe falsifikimit te dokumenteve shkollore. Burime zyrtare thane se behet fjale per leshimin e deftesave te shkolles se mesme, ndaj personave qe nuk kishin shkuar asnje dite ne shkolle. Nga kontrollet e ushtruara jane zbuluar disa dokumente te firmosura e vulosura nga Skenderi. Mesohet se keta persona kane shkuar deri ne shkollen e mesme Tunje, ku kane marre vertetime tek ish-drejtori Bajram Kllogjeri dhe jane regjistruar fiktivisht, pa perfunduar procesin mesimor. Ne fund ata jane pajisur me deftesa te rregullta te perfundimit te shkolles. Agjentet munden te bllokonin ne cilesine e proves materiale disa nga vertetimet dhe deftesat.

F. Salliu


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›