Ekzekutoi per nje shpulle, denohet Ajazi
Elbasan- Nje i pandehur per vrasje ne vitin 1997 eshte denuar dje nga Gjykata e Elbasanit me 23 vjet burg. Gentian Ajazi akuzohej per ekzekutimin gjate trazirave pas nje sherri banal te Artur Jolldashit. Ngjarja ka ndodhur ne muajin qershor te vitit 1997, ne vendin e quajtur "Uji i Ftohte", ne fshatin Mirake te Librazhdit. Mes dy autoreve ka pasur nje grindje banale ne plazhin e Mirakes. Artur Jolldashi e ka qelluar me nje shpulle kundershtarin, por nje dite me pas, Gentian Ajazi ka vendosur te marre hak duke e zgjidhur me arme mosmarreveshjen. Ne te njejtin vend ai ka qelluar me "Kallashnikov" Artur Jolldashin, i cili ka mbetur i vdekur. Ceshtja i kaloi per hetim Prokurorise se Librazhdit, por ky organ ne vitin 2000 e mbylli dosjen per mungese provash.
Ne vitin 2008, seksioni i posacem i Drejtorise se Policise se Elbasanit, grumbulloi fakte te reja dhe ia percolli ceshtjen Prokurorise se Rrethit. Pasi hetoi ceshtjen dhe administroi provat materiale e shkresore, prokurori Binas Nina arriti ne perfundimin se Ajazi, eshte autor i kesaj vrasje. Ndaj Gentian Ajazit u ngrit akuza e "vrasjes me paramendim" dhe prokurori kerkoi 25 vjet burg. Trupi gjykues, i kryesuar nga kryetari Arben Vrioni, ka caktuar 23 vjet burg ne mungese. Te afermit e te denuarit e priten me pakenaqesi vendimin e gjykates.
F. Salliu