Nuni kerkon strehim ne SHBA
Tirane- Anetari i Gjykates se Larte, Ardian Nuni ka kerkuar dje strehim ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Nuni u largua rreth nje muaj me pare nga vendi yne, se bashku me bashkeshorten e tij dhe djalin, ne drejtim te SHBA-se per kurim, si dhe te rehabilitohej, pas kater plumbave te marra ne kembe e shpine. Ndersa vetem dje, mesohet se gjyqtari ka dorezuar nje kerkese ku kerkon strehim, duke argumentuar se jeta e tij ne Shqiperi eshte e pasigurt. Ne te njejten kohe mesohet se Gjykata e Larte, ka vendosur qe te hedhe serish ne shortin elektronik te gjitha ceshtjet qe gjykonte Nuni, ceshtje te cilat do te gjykohen nga nje tjeter kolegj civil. Kerkesa e bere nga ana e Nunit per strehim, vjen menjehere pasi autori i atentatit ndaj tij, nuk eshte identifikuar ende nga prokuroria dhe policia, te cilet jane duke hetuar per ngjarjen e ndodhur rreth dy muaj me pare. Ky ishte dhe shkaku qe Nuni vendosi te largohej nga Shqiperia. Gjyqtari u qelluar ne oret e vona te dates 9 shkurt, teksa kthehej per ne banesen e tij ne lagjen Komuna e Parisit. Ai eshte qelluar me kater plumba, ne shpine dhe kembe, me nje pistolete "TT", por fatmiresisht plumbat nuk kane sjelle vdekjen e tij. Atentati ndaj gjyqtarit eshte duke u hetuar nga Prokuroria e Krimeve te Renda, e cila eshte perqendruar ne veprimtarine e Ardian Nunit, si gjyqtar ne Gjykaten Supreme ne Shqiperi, ku ka kryesuar disa procese per konflikte pronesie. Nga ana tjeter akuza eshte duke hetuar edhe per detyren e Nunit si pedagog ne Fakultetin e Drejtesise, ku jepte lenden e te drejtes civile. Hetuesit e prokurorise kane marre ne dore listen e gjyqeve te gjyqtarit, ndersa nga ana tjeter kane pyetur edhe nje numer te madh deshmitaresh, ne lidhje me kete ngjarje. Ne listen e gjate te personave te marre ne pyetje nga organi i akuzes, jane kryesisht fqinje te gjyqtarit, roje parkimi apo pallatesh prane vendit ku ndodhi atentati, si dhe personat qe e kane transferuar Nunin drejt Spitalit Ushtarak. Vete Nuni, i cili eshte marre vetem nje here ne pyetje nga ana e Prokurorise se Krimeve te Renda, ka mohuar te kete pasur konflikte per shkak te detyres se tij si jurist. R.C
Autori i dyshuar
Nga pershkrimet e bera nga ana e gjyqtarit Ardian Nuni, dyshohet se autori ishte i moshes 30 vjec dhe gjate momentit qe ishte duke e ndjekur, ne koke kishte nje kapele, si tip kapuci te zi. Nuni ka sqaruar se nuk ia ka pare fytyren atentatorit.
Nuni : Kthehem ne prill
Gjyqtari Ardian Nuni, ka deklaruar dje ne nje prononcim te dhene nga New York-u per "Ora-News", se nuk ka kerkuar strehim ne SHBA. Nuni nenvizon se ka qendruar ne SHBA, prej disa javesh per nje kontroll mjekesor pas atentatit qe iu be disa kohe me pare prane shtepise se tij. "Ne muajin prill do te kthehem te rifilloj pune ne Gjykaten e Larte. Jam ketu per kurim mjekesor dhe mjeket konfirmuan gjendjen time shume te mire shendetesore", u shpreh Nuni. Ai theksoi se eshte ne perfundim te rehabilitimi te plote fizik.