"Kriminaliteti ne Durres, ne rritje"
Durres- Prokurorja e Pergjithshme sulmon vartesit e saj ne Durres, per shifrat alarmante te kriminalitetit, zvarritjen e hetimeve dhe deshtimin ne hetimin e disa dosjeve te bujshme. Ina Rama, ka marre pjese ne analizen vjetore te punes ne Prokurorine e Rrethit, ndersa theksoi se gjate viti 2008, institucioni eshte ndeshur me nje sere problematikash, duke filluar qe nga levizja e drejtuesve dhe prokuroreve, te cilet ne shumicen e rasteve kane qene te pakenaqur. Po keshtu ka kerkuar ruajtjen e sekretit hetimor, duke keshilluar prokuroret te kene kujdes nga mediat. Kritika te ashpra, Rama leshoi edhe ndaj prokuroreve ne Sarande, duke kerkuar goditje te trafiqeve dhe denime maksimale.
Ina Rama
"Me dhjetera dosje jane te pazbardhura, te cilat duhej te kishin perfunduar prej kohesh ne gjykate, por gjenden te pluhurosura ne sirtaret e prokurorise, per shkak te levizjeve apo arsyeve te tjera", ka thene Ina Rama ne takimin qe eshte zhvilluar pa pranine e mediave. Ish-gjyqtarja e ketij rrethi deri para emerimit si Prokurore e Pergjithshme, e njeh me mire se te gjithe situaten ne Durres, ndaj ka kerkuar edhe shpjegime te hollesishme, per problemet me te cilat ndeshet prokuroria. "Ajo cfare vertet duhet te diskutohet ne analizen vjetore, nuk jane rezultatet e arritura, por problematika dhe mangesite qe ka aktualisht prokuroria", ka thene me tej kryeprokurorja. Rama nuk ka dashur te specifikoje apo te beje asgje konkrete per sa i perket mangesive, ne prani te medieve, ndaj analiza ka vijuar me dyer te mbyllura. Por burime nga ky institucion thane se Rama ka vene ne dukje se shifrat e kriminalitetit ne Durres, vijne ne rritje. I njejti shqetesim si dhe i numrit dy te KLD-se, Kreshnik Spahiu, gjate analizes se gjykates. Rama eshte treguar e ashper me vartesit per kete dukuri. "Kerkoj me shume pune ne goditjen dhe ndeshkimin e krimit dhe disiplinimin ne marredheniet me median per ruajtjen e sekretit hetimor", ka thene numri nje i akuzes.
Keshillat
Gjate fjales dhe analizes se kryer, kryeprokurorja Rama keshilloi drejtuesit te perqendrohen ne hetimin e ceshtjeve qe lidhen me luften kunder krimit te organizuar, krimit ekonomik, korrupsionin, lendeve narkotike etj. "Hetimi i ketyre ceshtjeve duhet te behet pa abuzuar me zgjatjen e hetimeve, si dhe nje orientim dhe prezence me te madhe te prokuroreve, ku ndodhin krime te renda si dhe veprime proceduriale te nje procesi hetimor", ka thene ajo. Numri nje i akuzes i ka terhequr vemendjen e drejtuesve te akuzes, ne lidhje me forcimin e disiplines ne pune te prokuroreve, si pjese e performances dhe etikes se prokurorit, karshi opinionit dhe mediave. Me pas ajo ka degjuar edhe shifrat e servirura per punen e organit gjate vitit 2008 e prioritetet ne vazhdim.
Analiza: Ka shtim te kriminalitetit
Ne analizen e punes se Prokurorise se Durresit, kreu i kesaj prokurorie theksoi se gjate vitit 2008 ka pasur shtim te rasteve te vjedhjeve, shkeljes se rregullave te qarkullimit rrugor, vetevrasjeve, me prostitucionin, ndersa veprat penale qe lidhen me vrasjet jane ne ulje, duke mos e kaluar numrin dyshifror. Ne vazhdim te prioriteteve te saj ne detyren e prokurores se Pergjithshme, Ina Rama kerkoi nga drejtuesit perkushtim me kohe te plote te ketyre hallkave dhe angazhimin e tyre, ne proceset gjyqesore e ne ceshtje te vecanta.
Kreshnik Spahiu
Dukurine e rritjes se shkalles se kriminalitetit ne rrethin e Durresit, e ka vene ne dukje edhe zevendeskryetari i KLD-se, Kreshnik Spahiu, gjate analizes vjetore te Gjykates se Faktit dhe Apelit. "Vihet re rritja e kriminalitetit, denimet e uleta dhe zvarritja e proceseve", do te deklaronte Kreshnik Spahiu ne fjalen e tij.
Enkelejda Arapi