Gjykata e Kukësit pushon çështjen, lë të lirë biznesmenin Ajdin Sejdia
KUKËS- Gjykata e Kukesit pushon çështjen dhe lë të lirë biznesmenin Ajdin Sejdia, një emër mjaft i lakmuar në vend, i cili kërkohej për akuzën e mashtrimit bankar, në Emiratet e Bashkuara Arabe. Sejdia mberriti në gjykatën e Kukësit në masa të rrepta sigurie. Prokuroria gjatë seancës kërkoi shuarjen e masës së sigurisë dhe lirimin ndaj Ajdin Sejdisë.
Gjatë seancës së zhvilluar mesditën e sotme në Gjykatën e Kukësit, Prokuroria tha se në Shqipëri nuk ka asnjë çështje penale ndaj Ajdin Sejdisë pasi nga Emiratet e Bashkuara Arabe nuk ka ardhur asnjë dosje.
Ajdin Sejdia u arrestua në prill të këtij viti, në pikën e kalimit kufitar të Morinës. Ai kërkohej nga shteti i Dubait, për akuzën e mashtrimit bankar, por më vonë akuza mbi bazën e të cilit ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar u tërhoq.
Ajdin Sejdia rezulton të jetë aksioner në disa biznese në Shqipëri e Kosovë, ndërkaq së fundmi ka fituar me vendim gjykate një koncesion për një park industrial në Spitallë të Durrësit.
(e.m/BalkanWeb)