Përmbytjet, Berisha: Nuk iu dëmshpërmblyem, pasi KESH ishte ne vështirësi
VELIPOJË- “Cdo metër katror që përmbytet do të paguhet”, ishte ky premtimi që kryeministri Sali Berisha i bëri banorëve të Velipojës, gjatë një bashkëbisedimi me banorë të kësaj zone.
"Ka patur probleme me përmbytjet, ju premtoj se ju do të merrni çdo qindarkë. Cdo metër katror qo do përmbyetet nga diga do të paguhet, nuk u pagua për 1 vit e gjysëm se KESH ishte në vështirësi. Alternativa tjetër, alternativa e nxirrjes së cdo pike djerse që iu derdhni. Nuk ka shqiptar që nuk konstaton që janë bërë ndryshime të mëdha, sot nga Hani Hotit zbret ne Konispol në rrugë te reja, nuk ka shqiptar që nuk sheh qindra mijëra vila të ndërtuara saqë mendon ku je”, u shpreh Berisha.
BERISHA: TË DYFISHOJMË TURIZMIN 4 VITET QË VIJNË
“Në këto pak vite ne ia kemi dalë sëbashku të shndërrojmë turizmin në një degë kryesore të ekonomisë tonë. Erdhëm nga një vend i panjohur në rrafsh turistik. Morëm 4.7 milionë turistë dhe vizitorë 4 vitet e kaluara, por duhet ta dyfishojmë turizmin gjatë 4 viteve që vijnë”, tha Berisha.
“Sot, vijoi Kryeministri, në sektorin e turizmit janë të punësuar rreth 150 mijë shqiptarë, por potenciali për punësim të mëtejshëm është shumë herë më i madh. Ne po ndërtojmë një infrastrukturë moderne në të gjitha detet, liqenet, rrugët që zbresin drejt detit dhe ngjiten drejt maleve. Janë të tëra të ndërtuara, rreth 500 km”.
“Jemi të vendosur, tha Berisha, të investojmë infrastrukturën turistike me përparësi absolute. Këtë vit vendosim për përgjysmim të të gjitha taksave për operatorët dhe industrinë turistike, çka do të thotë mundësi shumë më e madhe investimesh nga këto kompani. Kemi mundur të kontaktojmë disa kompani nga më seriozet në botë, në mënyrë që të bëjmë disa projekte serioze dhe ti paraqesim në tregun ndërkombëtar”.
“Velipoja përbën një potencial të jashtëzakonshëm, të pashfrytëzuar turistik, tha kreu i qeverisë, duke u zotuar se, “krahas lidhjes me Shën – Gjinin, që shkurton distancën Tiranë - Velipojë në 40 km, do të ndërtojmë rrugën Torovicë - Velipojë dhe Velipojën do ta bëjmë me lidhje në të 4 anët e vendit".
vijon...