E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Lartë: Gati skema e shkatërrimit të gjyqit të Metës

Tension mes trupit gjykues, Fullani bën shumicën pro Metës

Seanca gjyqësore në ngarkim të ish zëvendëskryeministrit  Ilir Meta, që do të mbahet ditën e premte në Gjykatë të Lartë, pritet të testojë aftësinë e gjykatës për ti  shkuar çështjes deri në fund, ose do të japë sinjalin e mbylljes së çështjes. Vëzhgues të këtij procesi thonë se brenda Gjykatës së Lartë është krijuar një klimë tensioni lidhur me këtë proces. Trupi gjykues duket qartë se ka qenë i dyzuar në 2 me 2 dhe diferencën e bën gjyqtarja Fullani, e cila duket se i është bashkuar krahut për të mbyllur çështjen. Ditët e fundit ajo ka qenë aktive për ti mëshuar opsionit të një ekspertize të re nga Ministria e Brendshme për të hedhur poshtë si provë kasetën e transmetuar në Top Chanel.

Kjo pritet ti japë një drejtim tërësisht të ri procesit dhe ta çojë atë drejt degradimit. Nëse trupi gjykues vendos të premten që të ribëhet ekspertiza e kasetës, por atë ta bëjë Ministria e Brendshme, do të thotë se ajo ka injoruar ekspertizën ndërkombëtare të specializuar në Angli dhe SHBA, që ka bërë Prokuroria e Përgjithshme dhe do ti besojë një laboratori që drejtohet nga policia e Agron Kulicit.

Përveç faktit që kemi një konflikt të pastër interesi ku Ministria e Brendshme do të bëjë ekspertizën për ish zëvendëskryeministrin, kemi dhe një shpërfillje të qëllimshme të ekspertizës ndërkombëtare, e cila është marrë nga prokuroria për këtë çështje. Injorimi i ekspertizës ndërkombëtare, e cila tashmë është kryer, tregon për vëmendje të qëllimshme për të prishur provat nga shumica e trupit gjykues.

Versioni i dyte eshte qe te shmangin policine dhe ta cojne tek dy pedagoge te kriminalistikes per tu dukur te pavarur. Ne te dy rastet mbetet thelbesore injorimi i ekspertizes profesionale, cka e ben te qart paragjykimin e vendimit.

Çështja ndaj ish zëvendëskryeministrit Ilir Meta pritet me interes nga opinioni publik pasi ajo ka qenë çështja më e ndjeshme në opinionin publik për korrupsionin në këto 20 vite. Për shkak të saj qindra mijëra shqiptarë vërshuan më 21 janar në Bulevardin Dëshmorët e Kombit dhe policia e drejtuar nga Sali Berisha dhe Lulëzim Basha hapi zjarr mbi demonstruesit paqësorë duke vrarë katër vetë.

Gjyqi zhvillohet po ashtu në konjuktura të favorshme për trupin gjykues, pasi një prej anëtareve të këtij trupi që bën diferencën, është i angazhuar në anë të qeverisë për shkak të interesit që ka për tu rizgjedhur burri Guvernator i Bankës së Shqipërisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›