E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA: Klimë e shkëlqyer bashkëpunimi me Ministrinë e Brendshme

05-09-2012 / Gazeta 55

Ministri i Brendshëm Noka takon zv/ambasadorin ShBA në Tiranë, Henry V. Jardine

Ministri i Brendshëm Flamur Noka, priti në një vizitë zëvendësambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Henry V. Jardine. Ministri  Noka theksoi se ndihma e dhënë, nëpërmjet nëpërmjet programeve ICITAP dhe EXBS, ka mundësuar që Shqipëria te jetë një vend i sigurt, partner i besueshëm dhe me një sistem model në menaxhimin e kufijve të saj, ku “për këtë një meritë të padiskutueshme kanë edhe SHBA-të”.
Nga ana e tij zv/ambasadori Jardine, shprehu besimin se klima e shkëlqyer e bashkëpunimit mes Ministrisë së Brendshme dhe të gjitha strukturave në varësi të saj do vijojë edhe në të ardhmen. Edhe ministri i Brendshëm Noka, e garantoi z. Jardine për vijueshmërinë e padiskutueshme të bashkëpunimit, duke shprehur bindjen se gjithmonë do jetë e nevojshme eksperienca dhe ekspertizën e specialistëve të SHBA-ve.  
Gjithashtu ministri Noka i uroi suksese z. Jardine për detyrën e re, si zv/ambasador në Tiranë dhe i shprehu paralelisht edhe vlerësimet për bashkëpunimin ekselent të strukturave të Ministrisë së Brendshme me strukturat homologe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por edhe ndihmën e çmuar që ekspertët e ShBA-së kanë dhënë në të gjithë sektorët e Ministrisë së Brendshme.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›