Gjykata e Lartë: S’ka pasur ndërhyrje

Sipas njoftimeve në gjykatë është dërguar për gjykim dosja për Agron Lumeshin, lindur ne B. Curri dhe banues në Kamëz, Tiranë, Enard Lushakaj, lindur në Fier dhe banues në Tiranë, si dhe Renato Mellaraj, lindur në Fier dhe banues në Fier. Në bazë të veprimeve hetimore me mjete speciale të hetimit, duke realizuar përgjime telefonike, ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë ushtruar ndikim të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike për të favorizuar lirimin nga burgu të shtetasit Vilson Mellaraj, i dënuar me 20 vite burgim për vrasje.
Çështja ndaj shtetasit Vilson Mellaraj, i cili akuzohej se në vitin 1999 në Athinë, kish vrarë me armë zjarri shtetasin Dorjan Sula dhe kish plagosur shtetasin Sravri Lalo, ish gjykuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës më datë 02.02.2009, dhe nga Gjykata e Apelit Durrës më datë 21.04.2010, të cilat e deklarojnë fajtor. Kundër këtij vendimi, i dënuari ka ushtruar rekurs në Gjykatën e Lartë ku është regjistruar çështja. Gjykata e Lartë në janar 2011 ka vendosur kalimin për gjykim të rekursit të të dënuarit Vilson Mellaraj.
Por, burime zyrtare nga Gjykata e Lartë bëjnë të ditur se anëtarët e Kolegjit Penal që kanë shqyrtuar çështjen e shtetasit Vilson Mellaraj nuk kanë pasur asnjë lloj kontakti me personat nën hetim dhe se vendimi për këtë rast është marrë në përputhje të plotë me ligjet në fuqi.
Gjykata e Lartë hedh poshtë pretendimet e Prokurorisë së Fierit duke konfirmuar se për këtë vendim të marrë nuk ka pasur kontakte me personat nën hetim dhe si rezultat, përgjimet telefonike të pretenduara nuk janë të vërteta./Start/
2012-02-06 13:22