Aksidenton rëndë këmbësorin, ndalohet drejtuesi i mjetit
1.jpg)
Burime nga policia bënë të ditur se B.Osmani, 25 vjeç, ishte duke ecur në këmbë kur u përplas nga një mjet tip “Wolsvagen”, furgon mallrash, me targa TR 2327 T, me drejtues shtetasin Sulejman Zafa.
Sipas burimeve, i aksidentuari është dërguar në spitalin kirurgjik të Elbasanit, ku aktualisht po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale, pasi gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.
Mësohet se policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit, pasi dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po vazhdon hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
/Start/E.B/
2012-02-06 15:24