INSTAT: Kostoja e jetesës pësoi ulje gjatë Janarit
TIRANE-Kosto e jetesës në vend është ulur gjatë muajit Janar. Instituti i Statistikave ka konstatuar se muajin e kaluar, inflacioni arriti në 1.6 për qind, ndërkohë që një vit më parë ky tregues ka qenë 3.3 për qind.
Sipas INSTAT, indeksi i grupit “Ushqime dhe pije jo alkoolike” shënoi një rritej prej 1.4% krahasuar me muajin e mëparshëm, ku rritja më e madhe prej 8.9% vërehet në nëngrupin “zarzavate”. Gjatë këtij muaji çmimet kanë pësuar luhatje edhe në disa nëngrupe të tjera.
Kështu, Indeksi i grupit “Transport” shënoi një rritje prej 1.3%, ku çmimi i naftës dhe benzinës shënuan një rritje, përkatësisht prej 1.8 dhe 1 %. Ndërsa, në grupet e tjera ndryshimet mujore kanë qenë më pak të ndjeshme.
(d.b/News24/BalkanWeb)