Berisha siguron furnizimin me energji elektrike

Kryeministri Berisha u bëri apel të gjithë deputetëve të Parlamentit shqiptar, pa përjashtim, të ndihmonin në furnizimin me ushqime dhe medikamente të popullatës së bllokuar nga dëbora në veri të vendit.
Më tej, Berisha tha se pavarësisht se digat janë në nivelet më të ulëta historike, ne “do bëjmë të pamundurën për të bërë furnizimin me energji elektrike. Çmimet janë shumë të kripura edhe në rajon, por vendimi ynë është i prerë dhe përfundimtar në do blejmë energji, në mënyrë që vendi të mos vuajë mungesën e saj. Mundësitë e tjera janë ezauruar krejtësisht”.
Berisha tha se do të mbështesim KESH-in për importimin e energjisë edhe pse konsumi ka arritur në vlera të paimagjinueshme.
Më tej, duke folur për Konferencën e 48-të të Sigurisë në Munih të Gjermanisë, Berisha tha se e veçanta e këtij sesioni ishte se në të morën pjesë Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton dhe Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Paneta.
Lidhur me krizën ekonomike që ka përfshirë veçanërisht Evropën, Berisha tha se masat e ashpra të kursimit të ndërmarra na eurozonë kanë dy shtylla: “Shkurtimin e shpenzimeve dhe rritjen e taksave”.
“Presidenti i ‘Deutsche Bank” ka theksuar se për të dalë nga kriza do të duhen të paktën shtatë vite. Rritja e taksave vetëm se e përkeqëson krizën dhe po afron depresionin”, tha Berisha duke kundërshtuar masat që po ndërmarrin liderët evropianë, masa të cilat opozita shqiptare kërkon të ndërmerren edhe në vendin tonë.
“Ekonomia shqiptare në raport me globalen është një ekonomi e vogël, por një ekonomi e cila në mënyrë të shkëlqyer ia ka dalë t’i rezistojë krizës në këto vite. Po të shikoni me kujdes, kjo është e vetmja ekonomi në Evropë që në katër vitet e fundit ka pasur 18% rritje ekonomike të certifikuar nga të gjitha institucionet ndërkombëtare. Në këto katër vite krize të marra së bashku ka mundësuar dyfishimin e rrogave të mësuesve, infermierëve, mjekëve etj, ndërkohë që në vendet e tjera shkurtimi i rrogave ka qenë nga 25% në 30%. Në Shqipëri rrogat janë rritur në katër vitet e fundit sa asnjëherë tjetër. Kjo është e vetmja ekonomi që edhe në kulmin e krizës krijoi vende pune”, tha Berisha.
Më pas kryeministri sulmoi kreun e opozitës, Edi Rama, duke thënë se ai është personi i vetëm që rritja ekomomike e Shqipërisë e ka mërzitur dhe dëshpëruar./Start/
2012-02-06 13:38