E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjatet agonia në Greqi. Nesër takimi me liderët politikë

ATHINE – Është shtyrë për nesër (e martë) takimi i kryeministrit grek Lukas Papadimos me liderët e partive që mbështesin qeverinë e tij, i cili filloi dje dhe u ndërpre pas 5 orësh.

Mbrëmë u vendos që takimi të definonte sot në mbrëmje, por mësohet se këtë pasdite, zoti Papadhimos do të takohet me Treshen për negociata të tjera. 

Bisedimet me liderët politikë do të vazhdojnë me qëllim që ata të japin një përgjigje definitive, e cila do të çojë në shpëtimin ose falimentimin e vendit. 

Kryeministri dhe tre liderët politikë grekë duhet të vendosin mbi masat e propozuara nga Trojka, të cilat synojnë kryesisht reduktimin e pagës minimale në sektorin privat dhe heqjen e dy pagave shtesë. 

Mbrëmë liderët politikë kërkuan kohë, me qëllim që të konsultohen me organet e partisë dhe mbetet që nesër t'i komunikojnë kryeministrit vendimet e tyre, që ky më pas t'ia përcjellë Trojkës.

Në njoftimin e zyrës së shtypit të kryeministrit për takimin e djeshëm, bëhet me dije se liderët politike ranë dakord në çështje që kanë të bëjnë:
1. Me marrjen e masave brenda vitit 2012, për kufizimin e shpenzimeve buxhetore në masën 1,5% të Prodhimit të Përgjithshëm të Brendshëm (PBB).
2. Garantimin e jetëgjatësisë të fondeve të sigurimeve shoqërore për pensionet suplementare.
3. Përballimin e mungesës së kompetivitetit me marrjen e masave që përfshijnë rregullime në fusha të ndryshme, si reduktimi i pagave dhe kontributeve për siguracionet, me objektiv rritjen e punësimit dhe të veprimtarisë ekonomike.
4. Rikapitalizimin e bankave, me kombinime që garantojnë promovimin e interesave publike dhe autonominë afariste të bankave.

Ndërkaq mediat, që i referohen zëdhënësit të PASOK, thonë se kryeministri ka udhëzuar Ministrinë e Financave dhe Zyrën e Përgjithshme e Kontabilitetit për hartimin e një shënimi, i cili përfshin sqarimin e pasojave për vendin, nëse partnerët evropianë operojnë me Planin B, dmth falimentimin e Greqisë. 

"Populli grek duhet të dijë se çfarë janë pasojat e një falimentimi të vendit dhe një dalje të mundshme nga eurozona dhe euro", citon njoftimin zëdhënësi i PASOK.
Lidhje te tjera Greqi, reagime të ndryshme për marrëveshjen e pritshme BE bën thirrje për angazhim nga liderët politikë grekë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›