E Diel, 1 Nëntor 2026

Qato mbron titullin në Gjermani

Kreshnik Qato do të ngjitet përsëri në ring, për të mbrojtur titullin e kampionit të botës në versionin WBF. 31-vjeçari ka parashikuar të zhvillojë sfidën e radhës më 24 tetor në "Anhalt Arena" të qytetit gjerman, Desau. Dueli i Qatos do të zhvillohet në mbrëmjen e organizuar nga "SES Boxing", një kompani mjaft e fuqishme promocionale në Gjermani, ku dueli kryesor do të jetë ai ndërmjet kampionit aktual të botës për peshën e rëndë në versionin WBF, Francois Bota (47-42, 28 KO‘s) dhe gjermanit Uilli Fisher (37-6-1, 24 KO‘s). Emri i kundërshtarit të boksierit shqiptar ende nuk është bërë i ditur. Ai pritet të zbulohet vetëm gjatë ditëve në vazhdim nga "World Boxing Foundation". Përballja e durrsakut që jeton në Angli do të jetë sfida e dytë për nga rëndësia në atë mbrëmje. Shqiptari ka zhvilluar 26 ndeshje në rangun profesionit: 20 fitore, ku më e fundit është ajo me hungarezin Zoltan Surman në korrik të këtij viti, ndërsa në gjashtë prej tyre ai ka dalë i humbur nga ringu.

e. k.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›