E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kristaq Kume: Do garoj për kreun e KQZ-së

09-09-2012 / Gazeta 55

"Besoj te mandatimi, sepse politika do votojë një njeri jo-politik"


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk është një institucion i panjohur për ekspertin e çështjeve zgjedhore, Kristaq Kume pasi 15 vjet më parë ai e ka drejtuar këtë institucion. Duke e konsideruar vetën si person jo politik, Kristaq Kume shprehet për optimist për mandatimin në këtë post. “Jam i vendosur që atë çka mund të bëj, mirë-zhvillimin dhe miradministrimin e procesit zgjedhor, përse të mos ta realizoj. Shumë i rëndësishëm është fakti që ata do të votojnë një emër i cili nuk vjen prej tyre. Të paktën në këtë nivel, forcat politike kanë vendosur të heqin dorë nga e drejta që i kanë njohur dhe vazhdojnë t’i njohin vetes së tyre ndaj administratës zgjedhore”- u shpreh Kume. Ai nuk përjashton edhe etiketimet politike që bëhen gjatë proceseve zgjedhore në Shqipëri por që sipas tij kjo është pjesë e demokracisë, ndërsa siguron se nëse do të jetë në atë post do të punojë në respekt të ligjeve të vendit. “Mund të ndodhë që të jem i imunizuar nga një sjellje e tillë, por nuk ka shumë rëndësi se çfarë bëjnë të tjerët për mua, rëndësi ka se ç’bëj unë për të tjerët”- tha Kume. Të hënën Kuvendi i hapi rrugë garës dhe të procedurave për zgjedhjen e kreut të KQZ-së, ndërsa në bazë të ligjit elektoral gjatë 2 javëve në vijim pritet të merren në shqyrtim nga komisioni i ligjeve kandidaturat që do të ofrohen për këtë post.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›