E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Lartë, debate në komisionin e integrimit

Mbledhja e komisionit të integrimit është përfshirë sërish nga debatet në lidhje me shqyrtimin ose jo të ligjit për Gjykatës së Lartë.
 

Mazhoranca ka kërkuar sërish shqyrtimin e ligjit por kjo është kundërshtuar nga opozita e cila ka theksuar se kjo kërkesë nuk bazohet në rregullore dhe rendi i ditës nuk mund të ndryshohet.
 

“Ligji duhet të shqyrtohet pasi dje shqyrtimi i tij u ndërpre në mënyrë të njëanshme” theksoi deputetja e PD-së Mesila Doda.
 

Ndërkohë kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi ka theksuar se opozita nuk do të marrë pjesë në diskutimin e ligjit për Gjykatën e lartë pa zbatimin e vendimit të gjykatave.
 

"Institucionalisht grupi i PS-së ka ngritur një shqetësim, nuk prodhojmë amendime që mbeten në letër Integrimi është po aq i rëndësishëm, sa edhe shteti i së drejtës. Duhen zbatuar vendimet e gjykatave duke shtuar se diskutimi i ligjit nuk është procedurë, por politikë. Projektligji për Gjykatën e Lartë nuk diskutohet në mënyrë të njëanëshme” është shprehur Ruçi
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›