E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi takon Cannon: Shqiptarët e meritojnë statusin

Kryetari i partisë “Fryma e Re Demokratike” Bamir Topi është takuar sot me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Tiranë, Nicholas Cannon. Në takim është diskutuar për situatën politike në vend por edhe në rajon.
 

Ndërsa i është referuar integrimit të vendit në Bashkimin Europian, kreu i FRD-së theksoi se Shqipëria duhet ta marrë statusin e vendit kandidat pasi sipas tij qytetarët e meritojnë.
 

Gjithashtu ambasadori britanik,Nicholas Cannon u njoh me vizionin politik të Partisë “Fryma e Re Demokratike”

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›