E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ivanoviç: Po kërcënohen serbët në Kosovë

Institucionet e Kosovës po kërcënojnë sigurinë e serbëve në Kosovë. Kështu vlerëson situatën e krijuar në Kosovë, Sekretari i shtetit serb pranë Ministrisë për Kosovën, Oliver Ivanoviç pas u eliminuan operatorët ilegalë të telefonisë celulare serbe ndërsa shton se çdo akt i dhunshën është i rrezikshëm.

“Ministria për Kosovën mbështet protesta paqësore të serbëve të cilët shprehin paknaqësi për këtë veprim të institucioneve të Kosovës. Madje rëndësia e këtyre protestave është shumë më e madhe sepse ato u mbështetën edhe nga zyrtarët e zgjedhur në zgjedhjet lokale tëKosovës,” thekson Ivanoviç ndërkohë që kryeministri I Serbisë, Mirko Cvetkoviç është shprehur se qeveria serbe do të bëjë gjithçka që është e mundur për rivendosjen e rrjetit të kompanisë serbe të celularëve Telekom në mënyrë që të ndihmohen serbët, duke përjashtuar me këtë rast përdorimin e dhunës.

Kështu kanë kaluar pesë ditë nga eliminimi i operatorëve ilegal të telefonisë celulare nga Serbia në territorin e Kosovës, veprim i cili është përshëndetur nga institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare ndërkohë që serbët vazhdojnë të theksojnë se kemi të bëjmë për shkelje të të drejtave të njeriut.

Dhe derisa serbët vazhdojnë të protestojnë duke pritur urdhëra nga Beogradi, përkatësisht marrveshje të paralajmëruar nga kompania serbe e celularëve me ndërkombëtarët në Kosovë, Posta e Kosovës, në përpjekje për të zbutur rrebelimin serbë vazhdon të shpërndajë karta pa pagesë për serbët që jetojnë në komunat me shumicë serbe në Kosovë.

Agim Popoci < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›