E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fouerre: BE, angazhim për marrëveshjen e Ohrit

BE mbetet e angazhuar të mbështesë realizimin e marrëveshjes së Ohrit. Nëpërmjet një projekti të ri,për përkrahjen e Sekretariatit për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit,në procesin e zbatimit të Strategjisë për Përfaqësim të Barabartë,ambasadori i BE në Shkup Ervan Fuere,tha se fryma e këtij dokumenti,duhet të bartet si përgjegjësi kolektive nga qeveria.

"Marrëveshja e Ohrit është një hap i rëndësishëm megjithatë duhet të punohet akoma,në mënyrë që të sigurohet ndenja e barazisë së kulturave të bashkësive të ndryshme etnike,prandaj i bëj thirrje qeverisë që të ketë kujdes në segmentin që ne e quajmë frymë e M.O.duke siguruar që kjo frymë është përgjegjësi kolektive nga gjithë qeveria e jo vetëm e zv/kryeministrit për Marrëveshjen e Ohrit", tha Ervvan Fouerre, ambasador i BE në Shkup.

Përgjegjësi për zbatimin e kësaj marrëveshje Abdylaqim Ademi konsideron se projekti në fjalë do të ndihmojë në përshpejtimin e përmbushjes së këtij dokumenti.

"Dëshiroj të siguroj ambasadorin që ne i kemi marrë seriozisht vërejtjet e raportit për avancimin e Maqedonisë drejt BE-së veçanërisht vërejtjet që kanë të bëjnë me përforcimin e kapaciteteve të sekretariatit dhe ky projekt jo vetëm që i jep përkrahje përforcimit të kapaciteteve dhe implementimit të M.O. por na ndihmon në mënyrë të drejtpërdrejt të ballafaqohemi edhe e sfidat që na presin", u shpreh Abdylaqim Ademi, zv.kryeministër për Zbatimin e M.O.

Zv/kryeministri për integrimet europiane Naumovksi theksoi se prioritet i qeverisë mbetet M.O. dhe se ky projekt përbën një rishikim të strategjisë së qeverisë nga viti 2007 për përfaqësimin e drejtë të bashkësive etnike.

Gjyltene Rexhallari < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›