E Diel, 1 Nëntor 2026

Shoqja e dhomës: Pashë si i ati e rrëmbeu foshnjën dhe e fluturoi si kukull nga dritarja

Hysen Biba, babai qe hodhi foshnjen nga kati i katert (majtas ) dritarja e maternitetit nga u hodh foshnja dhe shoqja e dhomes duke folur per Panorama

Flet Matilda Xhepaj, lehona e dhomës ku ndodhi krimi.

“Luljeta ishte gati që të hidhej vetë nga dritarja pas djalit, por e mbajti motra e saj”

“I ati e rrëmbeu foshnjën teksa kunata po i ndërronte pelenat dhe e fluturoi si kukull nga dritarja”. Kjo është vetëm një fjali nga dëshmia tronditëse e Matilda Xhepajt, 24-vjeçares lehonë në maternitetin “Kiço Gliozheni” në Tiranë. Ajo ndodhej në të njëjtën dhomë (nr.5) me Luljeta Bibën, aty ku bashkëshorti i kësaj të fundit, Hysen Biba, mbrëmjen e së hënës hodhi nga kati i katërt fëmijën 3-ditësh. E tmerruar nga skena që është zhvilluar brenda pak sekondave, Matilda ka marrë menjëherë foshnjën e saj në krahë, nga frika se mos i pësonte të njëjtin fat. Hysen Biba është larguar me vrap nga dhoma, ndërsa bashkëshortja e tij Luljeta dhe motra e saj përmes ulërimash kanë nxituar të dalin në dritare, në kërkim të foshnjës së hedhur. Sakaq, një tjetër fëmijë u varej nëpër këmbë duke qarë; djali i parë i çiftit Biba, vetëm 2 vjeç e gjysmë, i cili ka parë gjithashtu të gjithë skenën e tmerrit. Aktualisht, Matilda Xhepaj vijon të ndodhet e shtruar në maternitet, por ka ndërruar dhomën, për shkak të çasteve tragjike që kaloi aty. Ajo është transferuar në ambient tjetër, me 2 lehona të tjera pranë, por me krevatin në hyrje të derës. Sepse që nga e hëna në mbrëmje, ajo ka frikë të qëndrojë pranë dritares. Arsyeja merret me mend, por mund edhe ta lexoni në këtë intervistë që Matilda Xhepaj dha për gazetën “Panorama”…

(Artikullin e plotë e lexoni ne gazeten Panorama ne numrin e sotëm të versionit print).

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›