Gjykata e Lartë i përgjigjet djalit të Remzi Hoxhës

Sipas reagimit, Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë shqyrtuan çështjen me të pandehur Ilir Kumbaro, me objekt “Caktim i masës së sigurimit personal “arrest në burg”, dhe me vendimin nr. 7 datë 14.10.2011 vendosën lënien në fuqi të vendimit nr. 5, datë 05.01.2010 të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda Tiranë, i cili miratoi vendimin nr.154, datë 15.12.2009 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda Tiranë.
“Nën kujdesin maksimal të Kryetares së saj, Znj. Shpresa Beçaj, kjo gjykatë duke marrë në vlerësim rëndësinë e çështjes dhe problematikat procedurale konstatuar gjatë shqyrtimit të saj në Kolegjin Penal, kaloi me përparësi gjykimin në Kolegje të Bashkuara, midis 6000 çështjeve të regjistruara në atë kohë pranë kësaj gjykate. Megjithatë, për të arritur në vendimin përfundimtar, i cili e la në kushtet e arrestit me burg të pandehurin I. Kumbaro, duke e konsideruar si një masë të përshtatshme dhe në përputhje me rrezikshmërinë shoqërore si të veprës dhe të autorit, Kolegjet e Bashkuara të kësaj gjykate kanë punuar hap pas hapi për të krijuar mundësitë ligjore e teknike në mënyrë që të realizohej një gjykim i drejtë e i paanshëm”, thuhet në reagim.
Gjatë këtij procesi-thuhet më tej- kryetares së Gjykatës së Lartë i është dashur të anashkalonte pengesat që buronin nga: mungesa e kuorumit të nevojshëm të gjyqtarëve për tu mbledhur dhe vendosur në Kolegje të Bashkuara në përputhje me ligjin organik dhe Kushtetutën; pamundësia e Kolegjeve të Bashkuara për të dalë me një vendim përfundimtar pasi qëndrimi i gjyqtarëve lidhur me mënyrën e zgjidhjes së çështjes u nda në mënyre të tillë që nuk lejonte krijimin e një shumice minimale (6 pro, 6 kundër) dhe vetëm pas plotësimit të trupës gjyqësore me dy gjyqtarë të rinj, së fundmi u krijuan mundësitë ligjore dhe teknike për t’u mbledhur dhe vendosur për këtë çështje.
Gjykata e Lartë, sqaron opinionin publik, se arratia e shtetasit Ilir Kumbaro, nuk ka asnjë lidhje shkakësore me procedurat ligjore dhe administrative të detyrueshme që kanë të bëjnë me çështjen në fjalë. “Për sa parashtrohet më sipër, në lidhje me pretendimet e Z. Ardian Hoxha për të “urdhëruar një hetim dhe procedim penal për Kryetaren e Gjykatës së Lartë dhe Kolegjin Penal ” të kësaj gjykate, theksojmë dhe një herë se: Gjykata e Lartë dhe anëtarët e saj në shqyrtimin e kësaj çështjeje dhe dhënien e këtij vendimi, kanë zbatuar me përpikëri vetëm Kushtetutën dhe ligjin”, përfundon reagimi. /Start/
2012-01-08 09:36