E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti i ri, Kushtetuta shmang ngercin artificial Eva Gjura

Kadilli: Opozita te harroje politiken e bllokimit

Deputeti i Partise Demokratike Fatbardh Kadilli, deklaron se zgjedhja e Presidentit eshte e percaktuar mjaft qarte ne Kushtetute dhe nuk le me vend per asnje lloj interpretimi, ndaj opozita ta harroje mallin e politikes se bllokimit, qe po kerkon te riktheje per zgjedhjen e kreut te shtetit. Deputeti Kadilli, gjate nje prononcimi per gazeten "Koha Jone", eshte shprehur se ne Kushtetute eshte e percaktuar saktesisht, sesa deputete duhet te jene ne salle, per votimin e Presidentit dhe sesa vota duhet te marre ne secilin votim kreu i shtetit. Sipas mazhorances nuk qendron aspak pretendimi i disa perfaqesuesve te opozites, te cilet kane deklaruar se PS-ja duhet ta coje per interpretim ne Gjykaten Kushtetuese, nenin e zgjedhjes se Presidentit, se votimi vetem me votat e mazhorances eshte i pavlefshem, sepse sipas tyre, opozita nuk do te marre pjese ne votimin e Presidentit te Ri dhe, si shembull ata sjellin rastin e zgjedhjes se presidentit ne Kosoves. "Kushtetuta eshte shprehur qarte per ceshtjen e kuorumit, pra numrit te deputeteve prezent ne salle, qe seanca te jete e vlefshme, ashtu edhe per minimumin e numrit te votave, per secilin raund votimi per te zgjedhur presidentin. Kuorumi i seances eshte 71 deputete, ndersa numri i votave per president eshte i qarte per secilin votim. Pra nuk ka asgje per tu interpretuar" eshte shprehur deputeti Kadilli. Sipas tij, zera te deshperuar nga opozita perpiqen te krijojne probleme aty ku nuk ka, duke iu referuar frymes bllokuese dhe kjo eshte edhe me e qarte. Kadilli sqaron se, ndryshimet e bera para kater vitesh ne kushtetute, percaktojne qarte se zgjedhja e Presidentit nuk prodhon me kriza politike apo bllokime qeverisje, duke shuar keshtu perfundimisht zerat e ndonje eksponenti te opozites, te cilet kerkojne te gjejne krize dhe aty ku nuk ka. "Ndryshimet e bera ne me pak se kater vjet kishin si synim heqjen perfundimisht te mundesise qe zgjedhja e Presidentit te kthehej ne nje mekanizem per te prodhuar krize. Pra fryma eshte pikerisht heqja e mundesise bllokuese te opozites. Ate qe po enderron opozita e sotme" eshte shprehur Kadilli. Per deputetin demokrat, Presidenti eshte institucion shume i rendesishem, prandaj kushtetuta synon me tre votimet e para. Deputeti Kadilli thekson se zgjedhja e presidentit i takon mazhorances dhe kjo eshte e thene qarte ne kushtetute ndaj opozita duhet ta harroje idene e politikes se bllokimit. "Tre votimet jane nje mundesi, por kushtetua nuk lejon qe kjo mundesi te kthehet ne bllokim, prandaj jep mundesi mazhorances qe te zgjedhe me votat e saj duke patur dy raunde te tjera votimi, sjellja e opozites sot reflekton mallin, qe ata kane per politiken e bllokimit. Duhet ta harrojne ate" tha Kadilli.

Alibeaj: PD ka shumicen per zgjedhjen e presidentit

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj, deklaron se Kushtetuta e Shqiperise eshte e qarte dhe nuk ka nevoje per interpretim, lidhur me zgjedhjen e presidentit te vendit. Anetari i Komisionit te Ligjeve thote se edhe ne tre raundet e para kur presidenti nuk mund te zgjidhet pa 84 vota, shumica e te pranishmeve ne salle eshte e thjeshte, 71 deputete. Eksperienca parlamentare e vendit, tha Alibeaj ka treguar se si per votimet me shumice te thjeshte ashtu dhe per ato me shumice te cilesuar kuorumi i deputeteve eshte 71 dhe PS-ja nuk do te mund ta bllokoje kete proces as ne vitin 2012. Alibeaj thote se ne kete rast duhet te shtrohet pyetja, A eshte e vlefshme nje mbledhje e seances se parlamentit te Shqiperise me 71 deputet, sepse per te tjerat nuk ka hapesire per diskutim. "Une mendoj se qe pas 1998 e ketej kur kushtetua eshte ne zbatim, sipas rregullores se saj, sipas edhe rregullit universal, i cili eshte, nje organ kolegjial mblidhet dhe funksionon me shumicen plus nje te saj, une mendoj se kjo eshte nje ceshtje e tejkaluar" eshte shprehur Alibeaj. Ai ka sqaruar se, nuk ka asnje krahasim me tekstin kushtetues kosovar dhe atij shqiptare, sepse teksti kushtetues shqiptare eshte percaktuar qarte, se raundet e zgjedhjes se presidentit, sipas kushtetues shqiptare mund te quhen e rezauruar edhe kur nuk ka kandidat jo vetem kaq, por dhe sa raunde jane te percaktuara ne kushtetute. Alibeaj shton se kandidatura e presidentit i perket mazhorances.

Manjani: Opozita, argumente naive per zgjedhjen e presidentin

Sekretari per Ceshtjet Ligjore dhe Zgjedhore ne LSI, Ylli Manjani deklaron se argumentet e nje pjese te opozites per bllokimin e procesit te zgjedhjes se presidentit jane naive. Ai thekson se opozita duhet te merret me alternativa politike dhe te shpjegoje se perse ka bllokuar integrimin e vendit. "Nje opozite konkrete merret me ofertat politike, nuk merret me nene, pika apo presje. Te kerkosh nje president konsensual, ne rastin e opozites, duhet me pare te kerkosh falje pse ke bllokuar integrimin, te kerkosh falje per mos votimin e Gjykates Administrative. demonstratat dhe per 21 janarin", tha Manjani ne nje interviste per "ABC News". Nga ana tjeter ai ka theksuar se klasa politike duhet te behet e pergjegjshme per zgjedhjen e kreut te shtetit duke u bazuar te Kushtetuta. "Nuk eshte hera e pare qe zgjedhim Presidentin. Me kete Kushtetute, qe kur eshte miratuar jane zgjedhur dy presidente, nuk po perfshije dhe zotin Meidani. Ne te gjithe rastet ka pasur proces politik, pavaresisht vecanerisht qe ka pasur secili prej proceseve kane qene politik. Nuk eshte e ndershme qe t'i vesh pengesa, te nxjerresh pretekste dhe te argumentosh ne menyre naive, sic po tentojne te bejne disa ne kete rast", tha Manjani.

Percaktimi i Kushtetutes per zgjedhjen e Presidentit

Kushtetuta e percakton fare qarte zgjedhjen e Presidentit te Republikes. Zgjedhja e Kreut te Shtetit sipas kushtetutes parashikon 5 votime, te fshehta dhe pa debat nga Kuvendi. Kushtetuta thote se ne tre raundet e para, fiton ai kandidat, i cili merr mbeshtetjen, e perkthyer ne vote, nga tre te pestat e deputeteve. Neni 87 i Kushtetutes, i ndryshuar me konsensusin e mazhorances dhe opozites ne vitin 2008, thote se: "Presidenti zgjidhet ne votimin e pare, te dyte ose te trete kur nje kandidat merr jo me pak se tri te pestat e votave te te gjithe anetareve te Kuvendit. Ne votimin e katert dhe te peste zgjidhet President kandidati qe siguron me shume se gjysmen e votave te te gjithe anetareve te Kuvendit". Pra, ne rast se asnje prej kandidateve nuk merr tre te pestat e votave te deputeteve, ne raundin e kater kreu i shtetit zgjidhet edhe me 71 vota.

Neni 87

1. Kandidati per President i propozohet Kuvendit nga nje grup prej jo me pak se 20 deputetesh. Nje deputet nuk lejohet te propozoje ne te njejten kohe me shume se nje kandidat.

2. Presidenti i Republikes zgjidhet me votim te fshehte dhe pa debat nga Kuvendi. Per zgjedhjen e Presidentit, Kuvendi zhvillon deri ne pese votime. Votimi i pare zhvillohet jo me vone se shtate dite nga fillimi i procedures per zgjedhjen e Presidentit. Secili nga votimet e tjera zhvillohet jo me vone se shtate dite nga perfundimi pa sukses i votimit pararendes. Votimi quhet i kryer edhe kur ne konkurrim nuk paraqitet asnje kandidat. Ne votimin e dyte, te trete dhe te katert mund te paraqiten kandidate te rinj, sipas kushteve te pikes 1 te ketij neni.

3. Presidenti zgjidhet ne votimin e pare, te dyte ose te trete kur nje kandidat merr jo me pak se tri te pestat e votave te te gjithe anetareve te Kuvendit. Ne votimin katert dhe te peste zgjidhet President kandidati qe siguron me shume se gjysmen e votave te te gjithe anetareve te Kuvendit.

4. Votimi i peste zhvillohet kur ne votimin e katert asnje kandidat nuk ka siguruar shumicen e kerkuar te votave. Votimi i peste zhvillohet vetem midis dy kandidateve qe kane marre me shume vota ne votimin e katert. Ne rast se ka me shume se dy kandidate me te njejtin numer votash, kandidati qe merr pjese ne votim caktohet me short. Ne rast se pas votimit te katert nuk ka mbetur asnje kandidat ne konkurrim, per kete votim mund te paraqiten kandidate te rinj, sipas kushteve te pikes 1 te ketij neni. Kur paraqiten me shume se dy kandidate, votimi zhvillohet midis dy kandidateve qe kane siguruar numrin me te larte te deputeteve propozues.

5. Ne rast se edhe pas votimit te peste asnje kandidat nuk siguron shumicen e kerkuar, ose kur pas votimit te katert pa sukses nuk paraqitet asnje kandidature e re, Kuvendi shperndahet. Zgjedhjet e reja zhvillohen brenda 45 diteve nga shperndarja e tij.

6. Kuvendi pasardhes e zgjedh Presidentin e Republikes me shumicen e te gjithe anetareve te tij.".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›