E Shtunë, 31 Tetor 2026

"X-Factor Albania", programi 'hit' ne gjithe boten sonte ne Tv Klan Izaura Ndoj

Vetem pak ore na ndajne nga evenimenti me i madh boteror "X-Factor Albania", por puna nga grupi i ketij programi gjigant qe starton sonte per here te pare ne Tv Klan nuk ndal asnje moment, per te mos thene deri ne oret e para te mengjesit. Ne nje bisede te kendshme me moderatoret dhe drejtuesen artistike te ketij evenimenti muzikor Vera Grabocken dhe Alketa Vejsiun, tregojme momentet e fundit te startit "X-Factor Albania" dhe surprizat qe do ta ndjekin gjate neteve ne vazhdim. Edicioni i pare i "X-Factor Albania" eshte shoqeruar me nje kuriozitet te madh nga mijera te rinj dhe grupmosha te ndryshme. Stafi i ketij program duket mjaft i impenjuar per te sjelle nje serial te njejte me simotrat e veta ne gjithe boten. Kjo duket se ka qene edhe arsyeja, qe producentet artistike; Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu kane qene ne Milano per te asistuar Live ne nje nga shfaqjet e "X-Factor Italian" ne Sky, nje program qe ka arritur 'sharen' me te larte te audiences ne historine e Tv Sky. Nderkohe, udhetimi qe producentet kishin marre persiper per te pare procesin e ketij show do te finalizohej ne Londer me pjesemarrjen ekskluzive ne finalen boterore te "X-Factor Uk", ne arenen "Wembley Arena". Ajo qe bie ne sy ne kete sipermarrje te televizionit Klan eshte fakti se "X-Factor Albania" po ruan te njejtat standard ne te njejtin nivel sikunder simotrat e saj perendimore. Duke ju uruar suksese ne kete eveniment gjigant, nisim ethshem dhe garen per finalen e madhe gjate cdo jave.

Sot starton nje nga programet gjigante "X-Factor" ne Tv Klan. Si ndjeheni ju si moderatore dhe drejtuese artistike e ketij evenimenti muzikor qe vjen ne ekranin shqiptar per here te pare?

Kjo rrit dhe pergjegjesine tone publike perpara mijera teleshikuesve. Mesa kemi ndjere neve ka vertete nje pritshmeri te larte per kete eveniment gjigant. Drita e fundit qe eshte fikur dje ne "Klan" ka qene e zyrave te post produksionit te "X-Factor" ne 4 te mengjesit. Prandaj, ketu punohet me disa stafe paralele ne 24 ore ne 24, pasi eshte nje pune shume e lodhshme per shtate netet e para te programit te cilat jane net te montuara. Paraprakisht, puna e bere nga shtatori dhe deri ne keto momente eshte e gjitha e perqendruar ne 7 net program, ku nis transmetimin sonte ne Tv Klan. Pas ketyre neteve vijne dhe sfidat e medha ato te mbremjeve gala, ku po realizohet nje studio e jashtezakonshme ketu ne Televizionin Klan. Keshtu qe, publiku duhet te kuptoj qe nata e pare e programit nuk eshte nata e galave por, eshte nata e pare e audicioneve qe kane nje nivel te larte artistik sepse ndryshe nga te gjithe talentshow-t e tjere audicionet e "X-Factor" nuk jane te zhveshur nga emocionet dhe performanca artistike, perkundrazi gjithcka eshte si ne nje shfaqje gala por, ka nje ritem montazhi dhe nje koncept montazhi ndryshe nga cdo program shqiptar qe kemi pare deri me sot.

Si do te jete nata e pare e ketij spektakli muzikor?

Ideja eshte qe ne naten e pare te programit do te shikojme personazhe te paperpunuar, pasi divat e vertete te transformuar pas gjithe kesaj shkolle dhe industri mediatike qe punon pas tyre ju do ta shikoni ne jave e fundit te shkurtit pikerisht ne naten e pare gala. Ndersa, ne kete nate te pare jane portrete njerezish te zakonshem qe vijne nga te gjithe fushat e jetes, nga te gjithe profesionet, nga gjithe trevat shqiptare, nga zona rurale apo urbane. Jane njerez krejtesisht te zakonshem te cilet vijne per te ndjekur nje enderr, per te kenduar.

Pjese e jurise "X-Factor" jane kater emra te njohur te skenes dhe muzikes shqiptare. Sipas jush gjetja e Factorit- X nga keto anetare eshte nje sfide per ta?

Humbja dhe fitorja e konkurrentit nuk eshte vetem e tij por, eshte edhe anetarit te jurise. Pra, jane dy lufta paralel; lufta e konkurrenteve midis njeri-tjetrit dhe lufta e anetareve te jurise mes njerit-tjetrit qe ne momentin qe ata behen mentor. Ne kete faze te pare ata jane kritik dhe kane fuqine te votojne nese kalojne apo nuk kalojne konkurrentet per ne fazen tjeter. Kemi ende kohe per te filluar 'luften' e anetareve te jurise pasi ata kane te gjithe nje mision te perbashket, te mos gabojne dhe te zgjedhin absolutisht 16 finalistet me te mire per netet gala.

Si do procedohet nga juria me votimin gjate 7-te neteve te ketij spektakli?

Per momentin fuqine absolute e ka juria. Kjo do te thote qe (2 po) dhe (2 jo) e jurise nuk kalon, duhet te kete domosdoshmerish (3 po) per te kaluar ne fazen tjeter. Fillimisht juria jep komentet dhe opinionet dhe me pas te kater anetaret jurise votojne. Ne kete faze te pare te audicioneve te cilat jane perqendruar ne pese qytete te medha do te jete fillimisht Tirana, per ti lene radhen qytetit te Elbasanit, Shkodres, Vlores dhe perseri Tirana dhe Prishtina permbledhje. Ne keto audicione te medha, juria ben fillimisht komentet e performances dhe kalimin per ne Bootcamp. Ne Bootcamp do te kemi 150 cerek-finalist te cilet per nje jave te tere trajnohen me nje ekip krijuesish te vertete. Ne fazen tjeter qe eshte vila e anetareve te jurise, nga 150 konkurrent kemi nje seleksionim drastik ne 31 konkurrent duke i ndare ne 4 grupe me nga 8 konkurrent me nje nga anetaret e jurise. Cdo anetar jurie s'kualifikon 4 nga top 8 konkurrentet dhe prezanton skuadren e tij me kater finalistet. Do te jene 16 konkurrente qe do ti ndiqni ne netet finale pasi ato do te vijen si super star dhe aty do te kuptohet evolucioni i tyre nga faza e audicionit ne netet gala.

Ju si moderatore e ketij evenimenti muzikor se bashku me Vera Grabocken e keni pare si nje sfide kete produksion qe vjen per here te pare ne kete format ne Shqiperi?

Sigurisht qe ka qene nje vizion i kahershem. Shume kohe me perpara une kam qene e pirur ndaj idese se televizioni sot e ka me te thjeshte rrugen e suksesit s'ka nevoje te shpik pervec disa perjashtimeve te krijimtarise shqiptare te cilat une i respektoj dhe i vleresoj shume sic jane grupet e promotorit Tv Klan. Eksperienca e televizioneve boterore sot jane shembuj per tu ndjekur dhe me pelqen fryma e globalizimit mediatik boteror ku nje produkt suksesi i licensuar ne 50 shtete vjen dhe ne nje vend si Shqiperia. Eshte momenti i "X-Factor" ne te gjithe boten dhe shpresoj do te jete nje sukses.

Mendoni se ne krahasim me evenimentet si ne Angli dhe shume shtete te tjera do jemi ne te njejtin stad?

Ne permbajte ne do te jemi shume mire, nuk do te kemi asgje ndryshe pasi patenta eshte me nje fryme zinxhir qe kalon nga nje shtet ne nje shtet tjeter. Ideja eshte se ne po e bejme kete program me njerezit e duhur dhe ne televizionin e duhur dhe ne kohen e duhur. Them se sfida e Klanit kete here eshte se do te kemi nje skene ultra teknologjike ku prej disa muajsh ka nisur puna per ngritjen e saj. Per kete spektakel po punohet dite dhe nate per te sjelle perpara teleshikuesit nje show ndryshe nga show-t simotra.

Gjate ketyre mbremjeve qe do vijne ne vazhdim do te kemi te ftuar special?

Kur ta shikoj publiku konceptin e montimit dhe servirjes se ketij programi do te kuptojne qe nuk do te jete nje mbremje gala klasike. Ne fakt, une kete here do te jem ne prapaskene ku marre emocionet para dhe pas performances, pjesa tjeter eshte juria dhe te ftuarit. Cdo nate do kemi te ftuar kengetare te skenes shqiptare si Tuna, Besa Kokedhima e shume emra te tjere. Ndersa, ne netet finale nuk do te mungojne surprizat ne kete eveniment muzikor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›