Gjykata e Lartë nxiton të shpallë Metën të pafajshëm, shpërfill dëshmitë
(E PLOTESUAR)- Tani më është çështje ditësh që Ilir Meta të marrë pafajësinë. Gjykata e Lartë nuk po përfill asnjë kërkesë të prokurorisë dhe ka kthyer mbrapsht mënyrën se si zhvillohen gjyqet, duke mos pranuar asnjë dëshmi. Ekspertët e Metës, një skandal i vërtetë
Kryetari i LSI, Ilir Meta, po shpallet i pafajshëm, madje po nxiton që këtë gjë ta arrijë sa më shpejt, me shumë gjasë për tu rikthyer në kabinetin e Sali Berishës. Pasi ka pushtuar të gjithë mediat, ai po arrin të diktojë edhe qëndrimin e tij për këtë gjyq, duke krijuar idenë se Gjykata e Lartë po përkrah prokurorinë. Në të vërtetë gjyqi ndaj Metës vazhdon të jetë një skandal i vërtetë. Kolegji Penal po rrëzon prokurorinë në çdo kërkesë e në çdo hap të saj, duke u shfaqur krejt hapur si mbështetëse e Metës. Kështu, nëse më përpara ishte vendosur se seanca e sotme do merrej me dëshmitë, Gjykata ka kundërshtuar veten dhe në mënyrë skandaloze është marrë prapë me ekspertizën e videos. Duke shkelur ligjin, ajo po ndryshon rendin e zhvillimit të gjyqit për ta mbyllur më shpejt atë. Më 24 tetor pritet që të dalë edhe ekspertiza e videos dhe atëherë ekziston mundësia që të mbyllet gjyqi dhe Meta të dalë i pafajshëm, edhe pse avokatët e tij dalin në media për të bërë sikur po bëjnë betejë me prokurorinë. Në fakt është Gjykata që nuk po përfill aspak organin e akuzës, duke shmangur edhe dëshmitë.
Meta, Kolegji rrëzon veten
Procesi Meta kthehet në një lojë strategjike, por me sa duket e parashikueshme për fundin që do të ketë, lojë që i dha shenjat e para me togfjalëshin ekonomi gjyqësore, term ky i përdorur rrallë nga avokatët në gjykatat shqiptare, por që pikërisht kjo ekonomi pritet të ndryshojë rrjedhën e gjithë gjyqit.
Kur vetë Gjykata e Lartë caktoi në seancën e kaluar ndryshimin e radhës së provave duke pranuar pikërisht për shkaqe të ekonomisë gjyqësore caktimin e ekspertëve dhe ndërkohë dëgjimin e dëshmitarit kyç, Dritan Prifti, në seancën e kësaj të premteje gjykata caktoi datën 24 tetor, pra pas një muaji, si ditën kur ekspertët do të thonë fjalën e tyre.
Por ndërkohë nuk dihet se pse Gjykata e Lartë nuk caktoi një datë para kësaj për të dëgjuar Priftin, sikurse deklaroi në një seancë.
Në 24 tetor, sipas një liste me 18 detyra që iu caktua tre ekspertëve shqiptarë, do të dëgjohet ekspertiza e tyre, sikurse kërkuan avokatët e ish-zv/kryeministrit Ilir Meta, pikërisht ndaj orës, videos dhe USB-së.
Në këtë pikë pati rezerva nga prokurori i çështjes Bujar Sheshi që kërkoi që kjo ekspertizë të bëhet nën mbikëqyrjen e prokurorisë.
Kërkesë kjo që u pranua nga Gjykata e Lartë, edhe pse e vetmja, pasi çdo kërkesë e prokurorisë në këtë proces është rrëzuar. Ky vendim i dha të drejtën avokatëve të deklarojnë sërish se procesi, sipas tyre është një lojë politike.
Ora, si e vetmja provë materiale, nuk gjendet, gjë që tregon se ky proces është i montuar politikisht. Prokuroria është ndikuar politikisht nga Kuvendi i Shqipërisë për heqjen e imunitetit të zotit Ilir Meta.
Nuk do ketë ekspertizë mbi orën, edhe pse gjykata ua vuri atë në dispozicion ekspertëve, deklaroi avokati Gëzim Veleshnja.
Në fakt prokuroria në seancë, gjatë mbi pesë orëve proces, refuzoi të kryhej ekspertiza e orës, nga e cila mund të përdoret nga palët për të marrë edhe videot e tjera, strategjia e radhës nga avokatët, të cilët duket se synojnë të sulmojnë dëshmitarin Prifti me videon e dytë, ku ai shfaqet me Leonard Beqirin, për të sulmuar pikërisht kredibilitetin e dëshmisë së tij kundër Metës.
Më parë, gjatë seancës së paradites, Gjykata e Lartë rrëzoi sërish kërkesën e prokurorisë për të mos pranuar tre ekspertët që do të bëjnë ekspertimin e videos së skandalit Meta-Prifti.
Prokurori pretendoi se asnjëri prej tyre nuk është i licencuar si ekspert i kësaj fushe. Vendimi i tyre mbi videon do të përcaktojë edhe fatin e procesit ndaj ish-zëvendëskryeministrit.
Bie kërkesa e prokurorisë
Gjykata e Lartë ka rrëzuar sërish kërkesën e prokurorit Bujar Sheshi për përjashtimin e tre ekspërtëve të videos Meta-Prifti.
Prokurori deklaroi se asnjeri prej ekspertëve nuk disponon njohuri kompjuterike të posacme për fushën përkatëse, per te cilen ata jane thirrur. “Ne Shqiperi – tha prokurori – nuk ka eksperte me keto njohuri te posacme sic e kerkon ligji pervec ekspertit Dritan Zoto, i perjashtuar me heret nga gjykata per shkak te shprehjes prej tij te nje opinioni ne gazeten ‘Shqip’”.
Por, cilet jane tre ekspertet qe do kene ne dore fatin e gjykimit ndaj ish-zevendeskryeministrit Ilir Meta, i cili eshte ne banken e te akuzuarit per korrupsion?
Asnjeri prej eksperteve nuk eshte i licensuar per punen qe ata do kryejne, pra per verifikimin e regjistrimit audio dhe video. Konkretisht, 30-vjecari Ermal Beqiri, me graden e doktorit ne fushen e sistemeve informatike per administraten e universiteteve, ka shkruar ne kurrikulumin e depozituar ne Gjykaten e Larte, se pervec eksperiences si lektor ne nje fakultet privat, ka punuar ne marketing, negocim me klientet per furnitoret, ka punuar ne instalime portash elektronike dhe alarmesh elektrike. Ne cv-ne e tij nuk mungon as puna e kamarierit ne nje restorant universitar.
Aktualisht ai eshte drejtor i IT-se ne rektoratin e Universitetit te Tiranes, ndersa eshte i diplomuar ne France per teknik superior. Eksperti tjeter Artur Rrahmani eshte i diplomuar ne shkollen e larte te Ministrise se Brendshme ne degen sigurim, si dhe ka nje diplome ne juridik dhe licensen e asistent-avokatit. Ai ka shkruar ne CV-ne e tij se ka punuar ne Kombinatin Mekanik te Policanit si oficer operativ per sigurimin e industrise ushtarake. Pas nje eksperience disavjecare si asistent avokat, Rrahmani shpjegon ne kurrikulumin e tij se eshte aktualisht ekspert kontrolli per kartmonedhat dhe kryerjen e transaksioneve te shkembimit te kartmonedhave si dhe drejtor ekzekutiv i qendres shkencore te mbrojtjes se individit. Rrahmani ka bere nje kurs tre ditor, per identifikimin shkencor me ane te zerit , kurs ky i kontestuar ne gjykate nga prokuroria. Kjo sepse sipas prokurorit Bujar Sheshi ne nje komunikim qe ka patur me e-mail me Qendren qe e ka certifikuar Rrahmanin , ajo ka deklaruar se ai mund te konsiderohet ekspert vetem pas nje testimi qe behet cdo pese vjet dhe jo ne baze te certifikates tre ditore.
Eksperti i trete Adrian Pollo eshte diplomuar ne Universitetin e Tiranes si inxhinier elektronik dhe me tej ka kryer studime autodidakte rreth disa programeve kompjuterike. Per pese vjet ai deklaron ne CV se ka qene i vetepunesuar ne montimin e softëare-ve. Pergjigjja e tre eksperteve do te jete perfundimtare mbi fatin e procesit ndaj Ilir Metes.
