E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqizë, i bie infarkt minatorit protestues

Minatorit, 45-vjeçar Remzi Markaj, ditën e sotme i ka rënë infarkt në zemër. Minatori është dërguar menjëherë në spitalin e Peshkopisë, ku dhe po merr ndihmën e parë mjekësore. 45-vjeçari Markaj, qëndronte jashtë mjediseve, ku po zhvillojnë grevën e urisë minatorët e Bulqizës.

Greva dhe protesta e minatorëve të Bulqizës vijon pasi ende nuk është arritur një marrëveshje mes tyre dhe kompanisë ACR.

Kjo kompani ka deklaruar se i ka pranuar të tëra kërkesat e minatorëve, si rritjen e pagës me 20 përqind, pagesën e plotë të një muaji greve, pagën e 13-të, nisjen e investimeve për përmirësimin e kushteve në minierë dhe të sigurisë në punë.

E vetmja kërkesë e pa plotësuar vijon të mbajë peng zgjidhjen e situatës në Bulqizë është largimi i drejtorit të minierës, kërkesë kjo e cila nuk pranohet nga kompania.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›