E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mallakastër, djali vret me sende te forta babanë

Një  53- vjeçar nga Mallakastra ka vrarë babane e tij 77- vjeç, duke e goditur me armë të forta. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30 ku shtetasi, Shefqet Pashai, banues në fshatin Bejar te rrethit Mallakaster, në vendin e quajtur Lugina e fshatit Ninsh në Komunen Fratar, ka vrare me mjete te forta,  babane e tij shtetasin , Selman Pashai.

Policia njoftoi se vazhdon kryerja e veprimeve hetimore per dokumentimin e plote ligjor te ngjarjes, pasi ende nuk ka të dhena lidhur me shkaqet që kanë çuar djalin në ekzekutimin e babait.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›