Topi anashkalon kushtet e PD-së për anëtarët e Gjykatës së Lartë
Vendosen kriteret për 105 kandidatët për anëtarë
Eljona Ballhysa
Grupi i ekspertëve, i ngritur nga Presidenti i Republikës, ka paraqitur në mbledhjen e djeshme 9 kritere që duhet të plotësojnë kandidatët për anëtarë të Gjykatës së Lartë.
Në vendosjen e këtyre kritereve duket se janë anashkaluar dy nga kërkesat e Partisë Demokratike, të cilat lidhen kryesisht me mospërfshirjen e këtyre gjyqtarëve në procese politike. Po kështu, grupi i ekspertëve pranë presidentit Topi nuk ka përfshirë në listën prej 9 kriteresh dhe kushtin e PD-së, që këta individë të mos kenë favorizuar apo ndihmuar gjatë hetimit dhe gjykimit individë ose anëtarë të organizatave kriminale. Pritet që ky “detaj” të mos u shpëtojë drejtuesve të PD-së, të cilët kërkojnë nga presidenti që të konsultohet me ta për dekretet.
Megjithatë, në njoftimin për shtyp në faqen zyrtare të internetit të Presidencës bëhet e ditur se grupi i ekspertëve i ka shqyrtuar të gjitha propozimet e ardhura nga partitë politike për përzgjedhjen e kandidatëve dhe ka dalë më një listë të tillë kriteresh. Nga ana tjetër, mbledhja e djeshme e grupit të ekspertëve pa pasur vëmendjen e ndërkombëtarëve, të përfaqësuesve të Misionit EURALIUS, të Ambasadës së SHBA-veë dhe të Prezencës së OSBE-së në Tiranë, të cilët ishin të pranishëm në këtë aktivitet.
Kriteret
Për të zgjedhur pesë kandidatët për anëtarë të Gjykatës së Lartë, tashmë Presidentit të Republikës i duhet të shohë me kujdes nëse këta i përmbushin të gjitha kriteret e paraqitura nga grupi i ekspertëve. Në bazë të këtyre kritereve, kandidatët duhet të plotësojnë kushtin e përfundimit të arsimit të lartë juridik dhe të kenë kualifikime shkencore dhe një vjetërsi pune jo më pak se 10 vjet. Po kështu, do të shihet nëse kandidati ka marrë masa disiplinore gjatë ushtrimit të detyrës. Një kusht tjetër i rëndësishëm është që kandidati të ketë integritet të lartë moral, reputacion i mirë në komunitetin e juristëve dhe mbështetje shoqërore e institucionale.
Kandidatët nuk duhet të kenë pasur precedentë penalë gjatë ushtrimit të detyrës, përkundrazi, duhet të kenë përmbushur detyrimet ligjore dhe të kenë justifikuar pasurinë e tyre. Kandidatët gjithashtu duhet të kenë tregues cilësorë të vlerësimit të punës së tyre, por duhet të paraqesin dhe tregues intelektualë jashtë ushtrimit të profesionit si botime, artikuj shkencorë, kryesisht në fushën juridike. Sipas grupit të ekspertëve, kandidatët nuk duhet të kenë konflikt interesi apo lidhje nepotike mes përbërjes së gjykatave. Grupi i ekspertëve kërkon gjithashtu që të gjithë kandidatët që kanë depozituar pranë presidentit aplikimin për t’u përzgjedhur anëtarë të Gjykatës së Lartë duhet të depozitojnë pranë Zyrës Juridike të Presidentit deklarimin e pasurisë së tyre. Afati i përcaktuar për deklarimin e pasurisë është dita e enjte, 3 korrik 2008. Ky deklarim duhet të shoqërohet me autorizimin e kandidatit për verifikim të të dhënave të paraqitura. Ndërkohë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë do të informojë presidentin për deklarimet e pasurisë së gjyqtarëve, të cilët kanë paraqitur kërkesë për në Gjykatën e Lartë.
Legjislacioni
Kriteret për përzgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës së Lartë janë të përcaktuara në Kushtetutë dhe në ligjin për funksionimin e Gjykatës së Lartë. Në Kushtetutë parashikohet që gjyqtarë mund të jenë vetëm shtetasit me arsim të lartë juridik, ndërsa kushtet dhe procedura e zgjedhjes së tyre caktohen me ligj. Ligji për funksionimin e Gjykatës së Lartë përcakton në nenin tre të tij kushtet për t’u emëruar gjyqtar i Gjykatës së Lartë. “Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë emërohen nga radhët e gjyqtarëve me vjetërsi jo me pak se 10 vjet, ose nga radhët e juristëve të shquar, që e kanë ushtruar këtë profesion jo me pak se 15 vjet”, është përmbajtja e nenit tre të ligjit për funksionimin e Gjykatës së Lartë. Këto janë të vetmet kushte apo kritere që përcaktojnë ligjet e vendit, ndërsa kriteret e përcaktuara nga grupi i ekspertëve, i ngritur nga presidenti Topi janë një risi dhe krijojnë një precedent për emërimet e ardhshme të kësaj natyre.
Kriteret
• Arsimi i lartë juridik, mënyra e kryerjes së tij, kualifikime shkencore.
• Vjetërsia në punë, duke pasur parasysh që ushtrimi i profesionit të ketë qenë sa më afër Gjyqësorit.
• Për periudhën ligjore të vjetërsisë, të shikohen masat disiplinore, fuqia e tyre ligjore, lloji dhe numri i masave të dhëna.
• Integriteti i lartë moral, reputacion i mirë në komunitetin e juristëve dhe mbështetje shoqërore e institucionale.
• Gjatë gjithë periudhës së ushtrimit të profesionit, të mos ketë pasur precedentë penalë, të ketë përmbushur detyrimet ligjore, të ketë qenë transparent dhe të ketë justifikuar pasurinë e tij.
• Tregues të lartë cilësorë dhe intelektualë të punës së kandidatit (vendime gjyqësore, pretenca, parashtresa).
• Tregues intelektualë të kandidatit jashtë ushtrimit të profesionit (botime, artikuj shkencorë, kryesisht në fushën juridike.)
• Të mos ketë konflikt interesi apo lidhje nepotike mes përbërjes së gjykatave dhe kandidatëve që do të përzgjidhen për anëtarët e Gjykatës së Lartë.
• Të inkurajohet karriera gjyqësore.
Emrat e kandidatëve për anëtarë të Gjykatës së Lartë
Arben Ristani
Aleksandër Muska
Zamir Poda
Guxim Zenelaj
Lefter Jahaj
Arjana Fullani
Agim Bendo
Arben Rakipi
Hysni Demiraj
Burham Malevi
Artan Zeneli
Kristaq Traja
Neshat Fana
Vangjel Kallco
Andi Çeliku
Kristofer Peçi
Pranvera Strakosha
Gjovalin Përnoca
Artur Selmani
Evelina Qiriako
Fiqerete Mullaj
Fatmira Luli (Bileri)
Skënder Demiraj
Gjet Kola
Elida Take
Petraq Çurri
Mehdi Bici
Pajtim Hoxha
Ilir Shurdhri
Rexhep Bekteshi
Musa Breçani
Vasil Bendo
Musa Halili
Kostika Çobanaqi
Hanëme Bakia
Artan Broci
Admir Thanxa
Vjollca Meçaj
Hysen Keta
Gjin Gjoni
Bashkim Çami
Bujar Sheshi
Arben Qeleshi
Valentina Teodoresku
Vexhi Muçmata
Marenglen Rrapi
Sinan Tafaj
Dhiolanda Theodhori ( Donato)
Valentina Sadiraj
Agron Cami
Zamir Moçka (Stefani)
Agron Zhukri
Fatos Dervishi
Zef Nikaj
Përparim Sanxhaku
Dalip Bushi
Besnik Çollaku
Altina Xhoxhaj
Mimoza Albi
Marjana Shegani (Dedi)
Roland Mici
Basha raporton në Komisionin e Jashtëm: “Së shpejti do të liberalizohen vizat me BE-në”
Ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha, gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar të Politikës së Jashtme tha se së shpejti do të liberalizohen vizat me vendet e Bashkimit Europian. Basha u shpreh se ky proces do të ndodhë pas plotësimit të kushteve themelore, siç është prodhimi i kartave të identitetit dhe të pajisja e shqiptarëve me pasaporta biometrike. “Procesi i liberalizimit të vizave me Bashkimin Europian do të jetë një proces afatshkurtër, duke pasur parasysh fazën ku ndodhemi në plotësimin e kushteve kryesore të numëruara në Udhërrëfyesin e BE-së, që janë reformat, kartat e identitetit, pasaportat biometrike dhe siguria e kufijve”, - është shprehur Basha në përgjigje të interesimit të deputetëve, anëtarë të Komisionit parlamentar të politikës së jashtme. Basha gjithashtu, duke u mbështetur në vlerësimet publike të përfaqësuesve të vendeve të BE-së, tha se qeveria shqiptare beson se procesi i liberalizimit të vizave do të jetë një proces afatshkurtër, por tërësisht i bazuar në perfomancën e vendit tonë. Ministri i Jashtëm e vlerësoi situatën në të cilën ndodhet Shqipëria, si një fazë të avancuar, përsa i përket aspiratës së vendin për të qenë anëtare me të drejta të plota në NATO. “Heqja e vizave dhe anëtarësimi i plotë në NATO janë tregues që Shqipëria gjendet në një fazë shumë të avancuar në raport me këto objektiva madhorë. Ajo që kërkohet është që kjo praktikë duhet të vazhdojë pa asnjë mëdyshje, duke filluar nga lufta kundër korrupsionit, krimit, reformat ekonomike etj., të cilat nuk duhet të jenë më subjekt i ndryshimeve politike, por të rrënjosen si praktikat e sistemit të shtetit të së drejtës”, - është shprehur Basha.
Topi dërgon këshilltarët të vizitojnë minatorët e grevës së urisë
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka dërguar këshilltarët e tij të zhvillojnë një vizitë te minatorët, të cilët janë futur në grevë urie prej disa ditësh. Përfaqësuesit e kreut të shtetit, Maksim Cikuli dhe Fatlum Norja, janë njohur nga afër me kërkesat dhe shqetësimet e minatorëve, të cilët janë futur dje në ditën e 14-të të grevës së urisë ku dhe kanë ndërprerë konsumimin e ujit të pijshëm. Dy këshilltarët e kreut të shtetit janë njohur nga afër dhe me gjendjen shëndetësore të grevistëve, e cila kohët e fundit është rënduar së tepërmi. Qëllimi i vizitës së Cikulit dhe Norjas është informimi i Presidentit të Republikës mbi gjendjen e grevistëve dhe kërkesat e tyre. Një interesim i tillë i kreut të shtetit vjen në një kohë kur asnjë përfaqësues i qeverisë nuk ka vizituar grevën e minatorëve. Minatorët kërkojnë nga qeveria rritjen e pensionit të tyre dhe disa kërkesa të tjera me karakter ekonomik dhe që lidhen me kushtet e tyre të punës.
2 Korrik 2008