E Hënë, 2 Nëntor 2026

Gjykata e Lartë rrëzon Kryemadhin, lë në fuqi sekuestrimin e vilës së saj

Gjykata e Lartë ka marrë vendimin për të lënë në fuqi sekuestrimin e vilës së Monika Kryemadhit në zonën e “Kodra e Diellit” në Tiranë, duke refuzuar apelimin e deputetes së Partisë së Lirisë.

Ky vendim lidhet me hetimet ndaj Kryemadhit për akuzat për korrupsion dhe mosdeklarim të pasurisë, ndërsa ndaj saj është vendosur masa “detyrim paraqitje”.

Kujtojmë se në burg ndodhet ish-presidenti, Ilir Meta, ish-bashkëshorti i Kryemadhit, pasi akuzohet për pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish, me dyshime të nisura që nga çështja CEZ-DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA. 

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›