Shëngjin, mbytet 38-vjecari, pësoi infarkt
SHËNGJIN- Mbytet një 38-vjecar në plazhin e Shëngjinit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e së hënës dhe dyshohet se viktima ka pësuar një infarkt me të hyrë në ujë. Kanë qënë dëshmitarët në vendngjarje ata që kanë deklaruar se burri vdiq menjëherë sa ra në kontakt me ujin, cka të bën të dyshosh se ka pësuar një atak kardiak.
Ngjarja ndodhi në plazhin e quajtuar Rëra e Hedhur, ndërsa viktima është shtetasi Preng Dedgjonaj. Trupi i pajetë i tij, është cuar në morgun e spitalit ku pritet që trupi i viktimës t'i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të mësuar edhe shkakun e vdekjes së tij.
(m.a/BalkanWeb)