E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata e Lartë shpall të pafajshëm kreun e LSI-së. Meta: Drejtësia fitoi mbi krimin e organizuar

Ish-zv.kryeministri Ilir Meta është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Lartë për akuzën e ngritur nga Prokuroria për korrupsion aktiv. Vendimi i sotëm i gjykatës bën që të pushohet çdo akuzë ndaj tij.

Prokuroria kishte kërkuar dy vite burg dhe një gjobë prej 1 milion lek për kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Akuzat ndaj tij u ngritën bazuan në video-përgjimin Meta-Prifti.

Vendimi është pritur nga dhjetëra qytetarët të cilët ishin mbledhur në selinë e LSI-së ku ndodhet dhe Meta në këto momente.

Vetë Meta doli në një deklaratë pak minuta pas vendimit të Gjykatës së Lartë. Kreu i LSI-së u shpreh se vendimi i sotëm ishte fitore e ligjit mbi krimin e organizuar. Anëtarët e trupi gjykues kanë qenë në presion për të deformuar vullnetin e ligjit. Ilir Meta është njeri i ligjit i drejtësi dhe i shtetit, u shpreh ai.

*   *   *

Kreu i LSI-së ndodhet në selinë e partisë së tij, në pritje të vendimit të gjykatës. Mësohet se Ilir Meta së bashku me  drejtues të tjerë të partisë së tij është në pritje vendimit të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.

Gjykata e Lartë jep sot vendimin për çështjen e bujshme të korrupsionit që i hapi rrugën tragjedisë së 21 janarit 1 vit më parë. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë pritet të japë rreth mesditës vendimin për ish-zv.kryeministrin Ilir Meta, i akuzuar për korrupsion aktiv pas publikimit në media të videos Meta-Prifti.

Pak ditë më parë, organi i akuzës kërkoi shpalljen fajtor të Metës dhe dënimin me 2 vjet burg dhe një gjobë prej 1 milion lekësh, ndërsa pala mbrojtëse pretendon pafajësinë. Vendimi i sotëm është fjala e fundit e drejtësisë përsa i përket kësaj çështjeje, pasi as akuza dhe as mbrojtja nuk mund ta ankimojnë atë.

Video-skandali i ish-zv.kryeministrit Meta u publikua janarin e vitit të shkuar dhe u pasua nga protesta e 21 janarit, në të cilën u vranë katër qytetarë të pafajshëm.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›