E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDIU: Ambasada të përbashkëta me Kosovën

Kjo parti shprehet se diaspora shqiptare nëpër botë nuk mund të jetë e ndarë sipas demarkacioneve shtetërore.

“Tashmë shqiptarët, qofshin të Shqipërisë, qofshin të Kosovës, do të kenë një adresë për t’u mbështetur në vendet ku jetojnë dhe punojnë. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, prej një viti ka ushtruar presion pozitiv në këtë drejtim në instancat shtetërore të dy vendeve dhe e ka përcaktuar bashkimin konsullor dhe diplomatik si një pikë programore themelore të saj. Bashkimi konsullor sot është realitet, prandaj ka ardhur koha edhe për bashkimin diplomatik“, theksoi zëdhënësi Ardit Bido.

Ai shtoi se Bashkimi diplomatik ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës nuk pengohet nga askush. “Për këtë arsye, PDIU vijon të kërkojë nga qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe qeveria e Republikës së Kosovës, që në ato vende që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe ku Kosova nuk ka mundësitë apo kapacitetet që të ketë një mision të vetin diplomatik, ambasadat e Republikës së Shqipërisë të funksionojnë në përputhje me nenin 6 të Konventës së Vjenës, duke përfaqësuar diplomatikisht edhe Kosovën”, shtoi më tej. /Start/

                                                                                             2012-01-16 10:26
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›