Mcllwham: Presidenti i ri të zgjidhet me konsensus

E ndodhur në një vizitë në Berat, ajo kërkoi që kreu i shtetit të jetë një figurë që të përfaqësojë unitetin kombëtar.
“Presidenti duhet të zgjidhet në mënyrë konsensuale dhe duhet të jetë një figurë që të përfaqësojë unitetin kombëtar. Presidenti i ri duhet të ketë mbështetjen e politikës”, theksoi ajo.
Megjithatë, Mcllwham shton se ndërkombëtarët nuk diktojnë se kush duhet të jetë Presidenti i ri. Më tej, ambasadorja britanike, u shpreh se klasa politike duhet të forcojë shtetin ligjor si dhe të përmbushë standardet për integrimin në Bashkimin Evropian.
"Ju e keni të përcaktuar, si dhe vetë Kushtetuta juaj e përcakton shumë qartë që ai do të jetë një figurë e unitetit kombëtar. Dhe duhet të zgjidhet në mënyrë konsensuale dhe duhet të përmbushë me sukes këtë rol. Britania do të përkrahë në lidhje me integrimin në BE, por është në dorën e klasës politike. Ju keni bërë reforma të mira në procesin elektoral si dhe në drejtësi po duhet të vijoni me të", deklaroi McIlwham./Start/
2012-01-16 10:46