E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvend, PS PD debat për zgjedhjen e presidentit

Kuvendi i Shqipërisë ka nisur punimet e seancës së parë parlamentare për vitin 2012-të. Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Gramoz Ruçi në fjalën e mbajtur ka vënë theksin tek rreziku se vendi po shkon drejtë një diktature Bjelloruse. Ruçi duke folur për marrëveshjen PD-PS, nënvizoi se nuk bëhet fjalë për prishje të marrëveshjes pasi këtë marrëveshje PS nuk e ka me PD-në por me qytetarët dhe ndërkombëtar.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së po ashtu ceku edhe zgjedhjen e presidentit të ri, që sipas Ruçit  duhet të përfaqësojë unitetin e një populli dhe jo unitetin e një mazhorance të thjeshtë.

Nga ana tjetër kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi ka reaguar duke thënë se PD nuk e ka kompleks bashkëpunimin me opozitës. Patozi kërkoi që në 100 vjetorin e pavarësisë, partitë politike të bashkohen në synimet e përbashkëta. Më tej, kreu i grupit parlamentar të PD-së edhe pse foli për konsensus pjesën më të mirë të fjalës e fokusoi në sulme kundër Ramës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›