Gjykata e Lezhes e para qe do zbatoje projektin e regjistrimit audio te seancave
USAID ka sjellë për herë të parë në sallat e gjyqit teknologjinë e fjalës së fundit, regjistrimin audio të seancave gjyqësore. Gjykata e Lezhës ka patur fatin që të jetë e para në implementimin e këtij projekti të ri, i cili është prezantuar nga Ministri i Drejtësisë Eduart Halimi dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara Aleksandër Arvizu. Për ambasadorin amerikan një shoqëri demokratike
është e fortë nësë sistemi i drejtësisë është i tillë, dhe kjo kërkon shumë punë.
Regjistrimi dixhital audio në gjykatat e vendit shënon fillimin e zbatimit të një nisme të rëndësishme në forcimin e shtetit ligjor, e cila i bën ato më të efektshme dhe transparente
për publikun. Për ministrin e drejtësisë Eduart Halimi nëpërmjet këtij regjistrimi do të ruhet e plotë çdo fjalë për t’u vendosur në dizpozicion të palëve dhe publikut. Sipas tij kjo reformë shkon për sistemin gjyqësor, për ta bërë atë më të përgjegjshëm, më të kontrollueshëm e mbi të gjitha më të besueshëm për publikun.
Halimi ka pranuar faktin se sistemi i drejtësisë ka probleme, ndaj po punohet për ta zgjidhur përfundimisht. Kjo në bashkpunim me partnerët. Ndërkohë Arvizu ka shtuar se Amerika mbështet Shqipërinë në rrugën e saj për t’iu bashkuar familjes europiane, dhe se po punon për të tërhequr bizneset e huaja në vend, por për të realizuar këtë objektiv duhet një forcim i shtetit ligjor.