E Shtunë, 31 Tetor 2026

Japonia per raketen e Veriut

Japonia ka bërë me dije se do të ndalojë hedhjen e raketës nga Peniani zyrtar nëse është e nevojshme. Ministri i Mbrojtjes, Naoki Tanaka ka lëshuar urdhër që të ndërpritet lëshimi i raketës  muajin e ardhshëm nëse kërcënohet  territori i Japonisë.
Të premten, ai u tha gazetarëve në Tokio, se ai kishte marrë miratimin e kabinetit për të bërë çdo gjë është e mundur për të ndalur lëshimin e kësaj rrakete.
Vendi ka filluar përgatitjen e sistemeve të mbrojtjes të raketave javën e kaluar. Koreja e Veriut ka bërë me dije se do të lëshojë një raketë gjate datave 12-16 prill  për të dërguar një satelit në hapësirë  për të shënuar kështu 100 vjetorin e liderit të saj Kim Il-sung.
Ky veprim ka ngjallur kritika ndërkombëtare, ndërsa Peniani pohon se nisja do të bëhet vetëm për kërkime shkencore dhe për qëllime paqësore. Por Shtetet e Bashkuara  dhe vendet e tjera perëndimore  thonë se ky është një test për raketa me rreze të gjate veprimi, çka është një shkelje e pastër e rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›