E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata e Prizrenit thërret Albana Vokshin

Deputetja shqiptare, Albana Vokshi është thirrur të dëshmojë në gjykatën e Prizrenit, në Kosovë, lidhur me incidentin e nëntorit me policinë kufitare ne Vermice. Lajmi konfirmohet për Vizion Plus nga avokati mbrojtës i deputetes se Partisë Demokratike, Rexhep Hasani. Sipas tij, rikthimi i çështjes nga gjykata supreme e Prishtinës, ka ndodhur për shkak se nuk janë ndjekur procedurat e duhura ne rastin e shqyrtimit te saj nga gjykata e Prizrenit. Kjo për shkak se nuk janë thirrur te gjithë dëshmitarët, ndërsa nuk është marra as dëshmia e Albana Vokshit. Incidenti i 14 nëntorit mes deputetes shqiptare dhe policisë kufitare të Kosovës solli polemika të shumta mbi sjelljen e Vokshit, por edhe reagime si ne Prishtine, ashtu edhe ne Tirane. Sipas procesverbaleve te gjykatës se Prizrenit, e cila u detyrua te pezullonte gjobën për Vokshin pas presionit te madh politik, te ushtruar nga kryeministrat Berisha e Thaçi, gjate debatit me punonjësit e policisë, deputetja e Partisë Demokratike iu drejtua atyre duke i cilësuar si "kafshe". Ngjarja solli edhe pezullimin e katër efektiveve te doganës, ndërsa ne fillim te dhjetorit, u vendos qe ata te rikthehen ne pune, edhe pse janë ende nen hetim nga strukturat e brendshme te policisë se Kosovës.

Shpërndaje          

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›