Mandatet në Gjykatën Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese nis shqyrtimin e kërkesës së një grupi deputetesh të PS-së, të cilët kërkojnë interpretim të katër neneve të Kushtetutës, që flasin për mandatin e deputetit. Përfaqësuesi ligjor Damian Gjiknuri i ka kërkuar gjyqtareve që ne vlerësimin e neneve 69, 70, 71 dhe 72 te Kushtetutës, t'i referohen rastit te 5 mandateve te deputeteve demokratë të cilët sipas tij, kane shkelur Kushtetutën duke ushtruar funksione publike edhe duke qene deputete. Gjatë ngritjes së pretendimeve Gjiknuri solli si krahasim edhe rastin e Ilir Beqjes, i cili sipas tij ka ushtruar një detyre tjetër pa iu bërë i vlefshëm mandati i deputetit. Sipas Gjiknurit, nëse ecet me këtë logjike, atëherë ne Kuvendin e Shqipërisë janë një numër më i madh se 5 deputete të cilët kanë ushtruar një funksion tjetër publik edhe pasi ishin betuar, në shtator të 2009. Por përfaqësuesit i Kuvendit, për te dyja këto pretendime ka argumentuar se ato janë ne kundërshtim me ligjin. Sipas tij, është organi i akuzës ai që duhet të verifikojë nëse ka pasur konflikt interesi në ushtrimin e funksionit nga deputetet. Ndërkohe, gjykata kushtetuese pritet te dëgjojë të ënjten edhe pretendimin e mazhorancës, për deputetin Socialist Ilir Beqja, qe është akuzuar se ka fituar tendera publike, duke qene deputet.
Shpërndaje