E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata e Sarandës lë në burg policin që dhunoi 18-vjeçarin Aristidh Gllucaj

Gjykata e Shkallës së Parë e Sarandës vendosi dje masën e arrestit “me burg” për agjentin e seksionit të luftës kundër krimit të organizuar në komisariatin e Sarandës, Ardit Hasanbega, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike mbi 18-vjeçarin Aristidh Gllucaj.
Ardit Hasanbega ka preferuar të mbrohet vetë në seancën e djeshme, edhe pse në krah të tij ishte avokati Kiço Milo.
Pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, agjenti i policisë është transportuar në dhomat e paraburgimit të burgut të Bënçës.
Një javë më parë Aristidh Gllucaj dhe Oltion Varfi, dy të rinj nga rrethi i Vlorës po tentonit të kalonin kufirit në mënyrë të paligjshme, por ata janë ndaluar në afërsi të pikës kufitare të Qafë Botës.
Gjatë seancës gjyqësore për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj tij, 18 vjeçari ka shfaqur probleme shëndetësore. Kishin kaluar vetëm 15 minuta nga nisja e gjyqit për marrjen e masës së sigurisë, kur pasojat e dhunimit fizik në mjediset e komisariatit janë dukur në sallën e gjyqit. I riu 18-vjeçari Aristil Gllucaj ka humbur ndjenjat në sallën e gjyqit dhe koka i është përplasur në tryezë. Gjendja kritike shëndetësore është bërë shkak për t‘u ndërprerë seanca dhe i sëmuri është dërguar sërish në dhomën-burg të spitalit të Sarandës.
Seanca ka vazhduar në prani të të pandehurit tjetër, Oltion Varfi, familjarët e të cilit prisnin me ankth, jashtë dyerve të gjykatës.
Prokurori i çështjes, Platin Aliçka, ka kërkuar masën e sigurisë, "arrest në burg" pa afat, deri në përfundim të hetimeve, por gjykata ka vendosur masën e sigurisë "arrest në burg me afat 30 ditor" për të dy të pandehurit.
Ndërkohë, mësohet se dje, 18 vjeçari është dërguar në spitalin e Tiranës, për kujdes më të kualifikuar shëndetësor.
...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›