Qarku i Gjirokastrës llogarit dëmin dhe dëmshpërblimin për çdo familje

Këshilli i Qarkut të Gjirokastrës ka zyrtarizuar dje listën emërore të familjeve të dëmtuara nga shembja e pallatit në lagjen “11 janari”, ku mesditën e 9 nëntorit humbën jetën tre persona, si dhe ka përfunduar dosjen e vlerësimit të dëmit të pallatit pesëkatësh. Jorgo Nikolla, specialistë për emergjencat civile në Këshillin e Qarkut të Gjirokastrës, pohoi dje se vlera reale e dëmit shkon në shifrën 80.476.960 lekë, duke llogaritur këtu edhe orenditë shtëpiake. “Pesë specialistë, tre nga Këshilli i Qarkut Gjirokastër dhe dy nga Agjencisë Rajonale të Legalizimeve, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave të Ndërtimeve Informale (ALUIZNI), kanë dokumentuar 70 faqe raport për 18 familje të prekura nga tragjedia e Gjirokastrës dhe shumë shpejt që ky dokumente të mbërrijë në Ministrinë e Brendshme”, tha Nikolla. Sipas tij, llogaritja e dëmi të pallatit të shembur kap shifrën 59.276.960 lekë, ndërsa dëmi në orenditë shtëpiake kap shifrën 21.200.000 lekë.
Duke ju referuar specialistit të Emergjencës Civile në Këshillin e Qarkut Gjirokastrës, familjet Ibrahim Braho, Krenar Nikicaj, Thanas Zoko, Vasil Pulla dhe Shpëtim Lloçko, Imzot Haska kanë pësuar një dëm materiale me vlerë 6.457.470 lekë për secilin. Ndërkohë, familjet e Vasil Vangjelidhi, Trashëgim Roshi, Axhem Mene dhe Vullnet Sinani kanë pësuar një dëm materiale me vlerë 4.938.400 lekë për secilin. Ndërsa familjet Hadër Haska, Jetnor Dalani, Bilbil Tena dhe Sokrat Papadhopulli kanë pësuar një dëm me vlerë 5.087.490 lekë për secilin. Gjithashtu, në tragjedinë e 9 nëntorit janë dëmtuar edhe katër qiramarrës të këtij pallatit. Këto familje parashikohen të dëmshpërblen me vlerën 500.000 lekë.
Shtabi i Emergjencës është ngritur në prefekturën e qytetit të Gjirokastrës me qëllim, përballimin e fatkeqësisë që ndodhi në mesditën e 9 nëntor në këtë qytet pas shembjes së një pallati, si pasojë e të cilit, 3 veta kanë humbur jetën dhe 18 familje mbetën pa shtëpi.
Familjarët e prekur nga tragjedia e 9 nëntor të fillim të javës përfituan ndihma financiare nga Prefektura e Qarkut dhe nga Bashkia e Gjirokastrës.
Nga hetimet e deritanishme është arritur në përfundimin se pallati pesëkatësh i ngritur në një kodër, u shemb për shkak të punimeve për ndërtimin e një godine të re, pranë tij. Deri tani për këtë ngjarje janë arrestuar dhjetë punonjës të Bashkisë së Gjirokastrës dhe të firmës që po ndërtonte pallatin e ri.
...