Gjykata e Shkalles se Pare "fal" priftin e Velipojës
Nga Brikena Shllaku
Gjykata ka vendosur dënimin e tij me 2 muaj burgim. Dom Marjan Ukaj akuzohej për veprën penale të "kryerjes së funksionit pas dhënies fund të tij" dhe "pengimit te ceremonive fetare"
SHKODER -Pas 10 seancash gjyqësore, dje togat e zeza të Shkodrës dhanë vendimin përfundimtar mbi çështjen e ish- famullitarit të Velipojes, Dom Marjan Ukaj që akuzohej për veprën penale të "kryerjes së funksionit pas dhënies fund të tij" dhe "pengimit te ceremonive fetare", të parashikuara nga nenet 249 dhe 133 te Kodit Penal. Gjykata e Shkallës së Parë ka vendosur dënimin e tij me 2 muaj burgim. Bazuar në nenin 59 të Kodit të Procedurës Penale, është pezulluar ekzekutimi i vendimit me burgim, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale po aq të rëndë apo më të rëndë. Edhe pse me vendimin në favor të tij, i akuzuari dhe mbrojtja kanë këmbëngulur në pafajësi, duke konfirmuar se këtë do e kërkojnë në shkallën e dytë të gjykimit.
GJYKIMI
Në Gjykatën e Shkodrës, kanë qenë disa seanca përballjeje të Dom Marjan Ukajt me akuzat e mësipërme të Arkipeshkv Angelo Masafrës, deri në ditën e djeshme, kur dhe u dha vendimi përfundimtar. "Padia e ngritur është e rreme dhe është bërë nga disa persona që kanë për qëllim baltosjen e gjithë aktivitetit si meshtar, për shkaqe xhelozie dhe urrejtje…", - theksoi mes të tjerave në mbrojtjen e tij, Dom Marjan Ukaj. Dedë Pali, avokati i të akuzuarit, gjatë mbrojtjes i ka rikujtuar trupit gjykues provat e paraqitura gjatë gjithë rrjedhës së seancave gjyqësore ne mbrojtje te klientit te tij. Madje, në përfundim të argumenteve, kërkoi shpalljen të pafajshëm te klientit te tij, Marjan Ukaj. Në këtë mënyrë, pas një odiseje të gjatë seancash gjyqësore, merr fund dhe ky proces i stërzgjatur. Ndërkohë, Marjan Ukaj në baze te vendimit te Gjykatës së Shkallës së Parë ka të drejtë që brenda një afati kohor prej 10 ditësh të apelojë vendimin në Gjykatën e Apelit Shkodër.
KONFLIKTI
Për herë të parë në historinë kishtare në Shqipëri, Arqipeshkvia, si institucioni më i lartë i fesë katolike, bën kallëzim penal, duke hapur një proces gjyqësor ndaj një ish-kleriku të saj. Një konflikt mes famullitarit të Velipojës dhe Arqipeshkvisë ka bërë që përveç gjykatave shqiptare, me çështjen të merret edhe Selia e Shenjtë në Vatikan. Hetimi i kësaj çështjeje ka nisur pas kallëzimit që ka bërë në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër në muajin dhjetor të vitit 2007, Arqipeshkvi i Metropolit Shkodër, Pult, Angjelo Masafra.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)