Prençi, takim për ekstradimin e bosit te "POPULLIT"
Nga Gerti Xhaja
Policia e Shtetit dhe INTERPOL Tirana zhvillojnë takime kokë më kokë në Rusi për ekstradimet e Bashkim Drizës, Aldo Bares dhe Izet Haxhisë
TIRANE -Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ahmet Prençi dhe drejtori i INTERPOL Tiranës, Pëllumb Seferi, zhvillojnë takime kokë më kokë në Rusi me drejtues të policive dhe zyrave të INTERPOL të Uruguait dhe Turqisë për ekstradimet e Bashkim Drizës, Aldo Bares dhe Izet Haxhisë. Kryepolici shqiptar, Prençi, ka përfituar nga asambleja e 77-të e INTERPOL që u zhvilluar këto ditë në Rusi, për të marrë kontakte me përfaqësuesit ligjor të Uruguait dhe Turqisë, për përshpejtimin e procedurave për ekstradimin e tre më të kërkuarve nga drejtësia shqiptare. Ish- bosi i firmës piramidale 'Populli', Driza, akuzohet se ka përvetësuar gjatë periudhën 1996-1997, 870 milionë lekë nga 304.240 kreditorë. Për ngritjen e firmës piramidale dhe paratë e përvetësuara nga kreditorë, Driza është dënuar me 16 vite burg në Shqipëri. Bosi i piramidës "Populli", kishte hapur biznes në Uruguai me këto para, ku dhe është arrestuar nga policia vendase më kërkesë të INTERPOL Tiranës. Driza është në procesin e verifikimit të kërkesës së autoriteteve shqiptare për ekstradim nga autoritetet uruguaiane. Ndërsa i akuzuari si kapobandë e Lushnjës, me një mal me vrasje, trafiqe e krime të tjera të rënda në dosje, ndodhet i arrestuar në Turqi. Procesi i ekstradimit të tij duket se ka ngecur gati tre vjet pas arrestimit. E njëjta situatë është edhe për të dënuarin për vrasjen e Azem Hajdarit, Izet Haxhinë. I arrestuar në Turqi, edhe ekstradimi i Haxhisë ka mbetur në vend numëro prej gati 2 vjetësh.
Në fakt, delegacioni i oficerëve të lartë të policisë shqiptare kryesohej nga zëvendësministri i Brendshëm, z. Genti Strazimiri. Asambleja është mbajtur në Pjetërburg të Rusisë. Sipas zëdhënësit Klodian Branko, zëvendësministri Strazimiri dhe Drejtori i Përgjithshëm, Prençi kanë zhvilluar takime intensive me homologët e tyre, duke synuar intensifikimin e marrëdhënieve, shkëmbimin e informacionit në mënyrë sa më të shpejtë, reagimin e menjëhershëm e pa hezitim në rrafshin operacional ndaj kërkesave reciproke. Delegacioni shqiptar hodhi idenë dhe kërkoi mbështetjen e policive partnere për vendosjen e Interpol Tiranës në pozicionin e një pike qendrore në rajon, nga ku të koordinohen më mirë veprimet e përbashkëta në rrafshin rajonal. Gjatë takimeve është diskutuar zbatimi konkret i kësaj nisme gjatë vitit 2009, me aktivitete të përbashkëta trajnimi, takime ndërkombëtare dhe koordinim operacional. "Vlerësimet maksimale dhe planet për ngritjen në një nivel më të lartë të veprimtarive të përbashkëta konkrete, u diskutuan në pritjet e veçanta të rezervuara për delegacionin shqiptar nga Presidenti i sapozgjedhur i Interpolit, z. Khoo Boon Hui si dhe Sekretari i Përgjithshëm i Interpolit z. Ronald Noble", - ka deklaruar për takimin Branko.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)