E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata e Strasburgut denon perseri Shqiperine per mos ekzekutim vendimi

Gjykata Europiane për të drejtat e njeriut në Strasburg, penalizon qeverin shqiptare me mbi 2 milion euro.
Sipas vendimit të Gjykatës, qeveria shqiptare duhet t’i paguaj familjes Delvina në formë dëmshpërblimi për dëmin pasuror shumën prej 2 milion e 25 mijë euro për shkelje të së drejtës për një process të rregult ligjor dhe shkelje e të drejtës së pronës për shkak mosekzekutimit të vendimit të gjykatës.
Bëhet fjalë për një pronë të familjes Delvina, të ndodhur në territorin e ambasadës italiane në Tiranë, për të cilën organet gjyqëosre kishin vendosur kompensimin në favour të pronarëve.
Në këto kushte qeveria shqiptare e pas 23 qershorit duhet të përgatitet të paguajë këtë shumë prej më tepër se 2 milion Euro në një kohë që nuk ka ekzekutuar akoma vendimin pilot të Gjykatës Europiane të datës 31 Korrik 2012, në të cilin përfshihen katër cështje, me një vlerë të përgjithshme dëmshpërblimi prej 3 milion Euro.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›