Malaj: Të parandalojmë thellimin e krizës
TIRANË- Kandidati i Pavarur për Deputet, Arben Malaj, bëri thirrje sot për parandalimin e thelllimit të krizës që ka mbërthyer vendin. "Politika duhet të mbajë në fokus ekonominë, pasi përkeqësimi i saj po u rëndon të gjithë shqiptarëve", deklaroi Malaj.
"Kriza që ka mbërthyer vendin po vazhdon e po thellohet. Ndërkohë që qeveria po mbledh më pak të ardhura dhe po shpërdoron më shumë para. Defiçiti dhe borxhi në kurriz të shiqiptarëve po rriten përditë. Modeli ekonomik i zhvillimit të qeverisë Berisha, me rritjen e defiçitit dhe të borxhit, me rritjen e korupsionit dhe kapjes së shtetit është i dështuar. Shqiptarët duhet ta dënojmë atë me votë në 23 Qershor! Fushata elektorale po dominohet nga populizmi, me premtime për ulje taksash, heqje taksash, rritje pagash, pensionesh dhe investimesh. Ky populizëm elektoral rrezikon zgjedhjet dhe ekonominë pas zgjedhjeve", tha Malaj më tej
Pas konferencës për shtyp z. Malaj zhvilloi një leksion të hapur me studentët vlonjatë, me temë sfidat e integrimit europian me të cilat përballet vendi.
Gjithashtu, z. Malaj prezantoi një analizë të detajuar të menaxhimit të financave publike përgjat viteve 1997-2005 dhe 2005-2013, i cili do t’ju bëhet transparent dhe shpërndahet mediave dhe ekspertëve të ekonomisë.
(m.a/BalkanWeb)