Zjarr i fuqishëm në një lokal në zonën e ish-bllokut, evakuohen banorët e ndërtesës
TIRANË-Një lokal në rrugën ‘Perlat Rexhepi’, në zonën e ish-bllokut, Tiranë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme. Zjarri ka shpërthyer rreth orës 14:15 në ambientet e lokalit, ndërkohë që materiali prej druri, i lokalit favorizoi përhapjen e shpejtë të flakëve.
4 mjete zjarrfikëse izoluan dhe vendosën nën kontroll të flakëve. Zjarri ka shkaktuar panik tek qytetarët, për shkak se kjo zonë frekuentohet shumë sidomos nga të rinjtë, ndërkohë që nuk raportohen për të lënduar në njerëz vetëm për dëme materiale.
Zjarri në katin e parë të një pallati, rrezikoi edhe banorët e zonës, ndërkohë që policia evakuoi banorët.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, i cili u përhap në të gjithë lokalin, ndërkohë policia nis hetimet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.
Haki Hoxha, drejtori i zjarrfikëses së Tiranës, në një prononcim për News24, tha se zjarri nuk përbën rrezik pasi tashmë është drejt shuarjes, falë ndërhyrjes së shpejtë.
“Aktualisht situata është nën kontroll. Kemi 4 mijë që luftojnë dhe dy të tjerë po vijnë. E kapëm në kohë zjarrin dhe tani jemi në fund. Ishte një lokal në kat të parë. Zjarri është izoluar dhe nuk rrezikon pjesë të tjera. Me shkaqet do merren ekspertët”, theksoi Hoxha duke vënë në pah edhe një tjetër problem që hasin zjarrfikëset.
“Rruga ishte dicka më lirë se rastet e tjera, sidomos në bllok”, tha Hoxha.
vijon
Lidhje te tjera FOTO: Zjarr në një lokal në rrugen Perlat Rexhepi