Topalli në Shkodër: Mbështetje fshatit, nxitje prodhimit dhe punësimit
TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, njëkohësisht nënkryetare e Partisë Demokratike, gjatë takimeve me banorë dhe fermerë të fshatrave Vukatanë dhe Kuç të qarkut Shkodër, shprehu mbështetjen për fshatin, përmes nxitjes së prodhimit dhe punësimit.
Në fshatin Vukatanë, fermerët thanë se heqja e TVSH-së për imputet bujqësore dhe ndërtimi i akseve rrugorë kanë ndikuar direkt në rritjen e prodhimeve bujqësore dhe daljen e tyre në tregjet e rajonit.
Znj. Topalli bisedoi me banorët se si ka ndryshuar jeta e tyre vitet e fundit, për investimet e bëra në infrastrukturën rrugore, të cilat kanë lidhur fshatrat me komunat dhe qytetet, për ndërtimin e shkollave të reja, për subvencionimin e bujqësisë, për punësimin, etj.
Ajo dëgjoi sugjerimet e tyre, si dhe ndau me banorët projektet e mandatit të ardhshëm të Partisë Demokratike. "Objektivi kryesor është bujqësia. Të gjitha rrugët kryesore janë bërë dhe në mandatin e ardhshëm do të bëjmë çdo rrugë, në çdo fshat e komunë", tha Topalli.
Nënkryetarja e PD-së premtoi trefishimin e subvencioneve në bujqësi, për të gjithë ata fermerë që aplikojnë dhe kanë projekte për arrorë, frutorë apo që mbjellin ullinj etj. "Para dy muajsh kaluam në Parlament një paketë fiskale shumë të rëndësishme. Ne po bëjmë çdo gjë për të ndihmuar fermerin, për të mbështetur fshatin, për të nxitur prodhimin, për të nxitur punësimin", tha Topalli.
(m.a/ata/BalkanWeb)