Gjykata e Tiranes Arrest me burg pedofilit Ardian Prrenjasit
Gjykata e Tiranës i caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për Ardian Prrenjasin. I dyshuari nuk pranoj të jap shpjegime për akuzën. Avokatja u shpreh se 45 vjeçari është penduar për krimin e kryer. Sipas prokurorisë, Prrenjasi për momentin akuzohet vetëm për “marrëdhëni seksuale me të mitur” ndërsa akuza për vrasjen e Julian Çelës ende nuk i është komunikuar, pasi po vazhdojnë hetimet.
Erdhën pa sirena dhe shumë zhurmë. Sollën të dyshuarin Ardian Prrenjasi në Gjykatën e Tiranës.
Në sallën e gjyqit, të dyshuarin e priste gjyqtarja Kaçe Agolli, prokurori Sajmir Hysi dhe avokatja Vjollca Pustina.
Në sallë hyri kokë ulur, të vetmet fjalë që i tha gjyqtares janë gjeneralitetet e tij. Nuk harroi të thotë se ishte dënuar kohë më parë.
Sipas prokurorit, arrestimi i 45 vjeçarit është kryer në flagrancë nga policia, I fshehur në banjë së bashku me djalin e mitur. Prokurori Hysi kërkoi nga gjykata vleftësimin e ligjshëm të arrestit dhe caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për akuzën e “marrëdhënieve sekusuale me të mitur”.
Avokatja mbrojtëse, Vjollca Pustina ishte dakord me kërkesën e prokurorit, që u pranua edhe nga vet i dyshuari Prrenjasi. Ky i fundit, ka pranuar krimin dhe sipas avokatës ai është penduar.
Pas gjyqit, i dyshuari u shoqëruar për në landfillimin e mbeturinave në Sharrë, për të treguar edhe njëherë vendin ku e kishte parë për herë të fundit, batanijen me të cilën e kishte hedhur trupin e Julian Çelës.
Kërkimet për gjetjen e trupit të Juljan Çelës po kryhen nga Prokuroria dhe një mjet i firmës së grumbullimit të mbeturinave. Në vendet ku punëtorët e pastrimit deklarojnë se kanë depozituar mbeturinat në datën kur Prenjasi ka hedhur viktimën. Policia nuk ka çuar ende kërkesë me shkrim në Ministrinë e Mbrojtjes për aktivizimin e forcave xheniere në Sharrë.
Flet gruaja që bashkëjetoi me monstrën Ardian Prrenjasi Valbona Paci nga Fushë- Çidhna e Dibrës është gruaja që jetoi 20 muaj me Ardian Përrenjasin. Ajo thotë se nuk di asgjë nga ato që ka bërë bashkëjetuesi i saj dhe nëse vërtetë ato kanë ndodhur ai duhet të vdesë. E ardhur nga një jetë mjerimi, qëllimi i saj ishte ushqimi Ndaj një qënie e tillë nuk e njeh monstrën në shtrat. Nuk kam dyshuar asnjëherë, thotë. Ajo ka parë një djalë në shtëpinë e saj, por jo Julianin. Valbona Paci nga Fushë- Çidhna e Dibrës bashkejetoi me me Ardian Përrenjasin pas dy martesave të dështuara. Bashkëjetuesi i saj aktualisht akuzohet për pedofil serial si dhe pranon se ka vrarë fëmijën Julian Çela.